Albspirit

Media/News/Publishing

Kufoma e gjetur në det, vrasje mafioze

Trupi i pajetë  gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut dyshohet te jete nje ekzekutim mafios. Viktima e seksit mashkull është gjetur rreth 1 milje në det të hapur, nga peshkarexha ‘Emiliani’. Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban cfare do te thote se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas trupi është hedhur në det. Viktima nuk është identifikuar ende. Laboratori i kriminalistikës, do të kryejë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Kufoma është përcjellë drejt morgut në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

Please follow and like us: