Michalis Gavrilidhis: SI ZOG I LIRË DO RROJ TËRË GAZ
Mua s’më del një përqafim,
një puthje e vetme s’ka kuptim,
s’dua çensurë se kur do dal,
se ku do shkoj,
pa shih në ç’orë u ktheve dje,
me cilat bridhje par – pardje
k’të skllavëri nuk e mbaj dot,
nuk e duroj.
Si zog i lirë do rroj tërë gaz,
e jo si qole në kafaz,
veç për një femër të këndoj
ditë edhe natë,
do ngrë përreth njëzet fole,
njërën do zë tjetrën do le,
e kanarinë me kanarinë,
qejf dhe gallatë.
Kjo jetë e shkretë do variacion,
pa le të nxehen e të thonë,
nuk e çaj kokën për ca fjalë,
s’më hyjnë në vesh,
pse edhe zogu që të shtojë,
duhet ushqimin ta ndërrojë,
me fara kërpi mëngjes darkë,
do vejë për lesh.
Si zog i lirë do rroj tërë gaz,
e jo si qole në kafaz,
veç për një femër të këndoj
ditë edhe natë,
do ngrë përreth njëzet fole,
njërën do zë tjetrën do le,
e kanarinë me kanarinë,
qejf dhe gallatë.
Shqipëroi Arqile Garo
Janninë, janar 2017.