Ndahet nga jeta pediatri dhe profesori i njohur shqiptar, Thoma Kristo
Është ndarë nga jeta ditën e sotme, profesori Thoma Kristo, mjeku i njohur i fëmijëve dhe pedagog i shquar në Fakultetin e Mjekësisë. Prof.Thoma Kristo, ka qenë ndër të parët themelues të pediatrisë shqiptare dhe të fakultetit të Mjekësisë.
Prof. Thoma Kristo u diplomua ne Budapest, Hungary me medalje ari. Pas kthimit në Shqiperi filloi punën si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe si shefi Pediatrisë deri në momentin e daljes në pension.
Profesori i ndjerë Thoma Kristo bënte pjesë në brezin e parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë.
Ai ishte autor i shumë monografive dhe teksteve mësimore për pediatrinë dhe shëndetin e femijëve dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribut ky që ka vazhduar deri në fund të jetës së tij.
Njoftimi i Universitetit të Mjekësisë
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof. Thoma Kristo, mjekut shumë të njohur të fëmijëve dhe pedagogut te shquar te Fakultetit te Mjekësisë. Profesori i ndjerë Thoma Kristo bënte pjesë në brezin e parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës së Tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë. Ai ishte autor i shumë monografive dhe teksteve mësimore për pediatrinë dhe shëndetin e femijëve dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Largimi nga jeta i Prof. Thoma Kristo le pas nje humbje te madhe per familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjeter qe ka pasur fatin ta njohë.