Albspirit

Media/News/Publishing

Studio Ligjore Cakrani: E vërteta për Mihal Kokëdhimën dhe turistët spanjollë

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/350070972605128/UzpfSTEwOTMwMjI3OTQwNzcyMzI6MjgxMDk4MzkxNTYxNDQzNg/

Për të gjithë ata që duan të mësojnë të vërtetën çfarë ka ndodhur ndërmjet shtetasit Mihal Kokëdhima dhe dy turistëve spanjollë shoqëruar nga dy shtetas shqiptarë në fshatin Qeparo-Himarë.

Dy shtetasit spanjollë dhe dy shqiptarë shkuan në ambjentet e bar restorantit të shtetasit Mihal Kokëdhima dhe pasi kërkuan menunë, ndër të tjera porositën edhe peshk, të cilin e zgjodhën vetë.

Në moment shtetasi Mihal Kokëdhima filloj t’i gatuaj dhe klientët u ulën duke pritur që të bëhej gati porosia.

Pas disa minutash turistët u ngritën duke hipur në furgon dhe e ndezën atë për t’u larguar, ndërkohë shtetasi Mihal Kokëdhima u del para furgonit dhe iu thotë që mos të largohen se porosia është gati. Ndërkohë mer në telefon sallën operative të policisë me nr.129 dhe ju shpjegon se disa klientë po largohen nga lokali pa paguar. Turistët duke parë këtë situatë që shtetasi Mihal Kokëdhima po telefononte policinë dhe nga frika i japin gaz makinës. Në kushtet e emergjencës, shtetasi Kokëdhima hidhet mbi kofon e makinës duke iu bërë shenjë atyre të ndalojnë se po e shtypin, ata nuk ndalojnë, por i japin gaz makinës dhe bëjnë manovra për ta rrëzuar me qëllim që ta shtypin. Në këto kushte shtetasi Kokëdhima, me anë të celularit që mbante, në dorë thyen xhamin e parë të furgonit duke kërkuar të mbahet pra të vetëmbrohet nga rënia përtokë…

Kjo është gjithë ngjarja edhe sipas policisë dhe sipas prokurorisë. Po kërkojmë të kuptojmë ku është vepra penale e shtetasit M. Kokëdhima?

Nëse duhet të merret i pandehur në këtë rast duhet të merren personat që ishin duke drejtuar mjetin dhe kërkonin të shtypnin shtetasin Kokëdhima. Policia nuk është marrë me këtë çështje dhe nuk ka kërkuar të sqarojë rrethanat e faktit.

Gjithashtu edhe gjyqtarja Esmeralda Habilaj ka treguar që është e paaftë të kryej misionin e gjyqtares duke vendosur masën “Arrest me burg” për shtetasin Mihal Kokëdhima.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/350070972605128/UzpfSTEwOTMwMjI3OTQwNzcyMzI6MjgxMDk4MzkxNTYxNDQzNg/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARCA3__mbjcowNh9Co0kWF0avZptJ-D7fQpUaN7iY3i3UWW2BQioBfGvxjySVYZV4DqwJxRRWk3MuR4c

Please follow and like us: