Albspirit

Media/News/Publishing

Erion Braçe: Ky është borxhi që ju kam Ergysit dhe Orjanit…

PËR ERGYSIN, ORJANIN, PUNËTORËT, BORXHIN TIM! POR EDHE PËR “PALLATIN TIM”, ATË QË VRAU TË RINJ PRINDËR, ATË QË VODHI SA MUNDI, ATË QË VRET GRA DHE ATË TJETRIN QË KA VJEDHUR QË KULISH! TË VËRTETAT!

 

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, të dy të rinj e punëtorë, u përcollën sot për në banesën e fundit! Lutem që të gjejnë paqe; djem të mirë nga ata që, mendojnë për familjet, prindërit, vëllezër e motra të tjerë, djem të mirë që duan të ndërtojnë një të ardhme të drejtë e të ndershme për vete e familjet e tyre, nuk gjejnë paqe, por kërkojnë e gjejnë punë, si ata!

Gjithçka e tyre kaloi nga puna, mjeti më i drejtë e i ndershëm për të qenë në paqe me çdo gjë, edhe veten! Ata nuk thanë “JO”, pranuan e bënë punën më të vështirë, fizike e në lartësi!

Puna është një e drejtë, duhet të jetë e sigurt për shëndetin, jetën; e paguar drejt për të shpërblyer mundin e djersën e secilit!

PO! NË KËTË KUPTIM, UNË KAM PËRGJEGJËSI! PËR ÇDO QYTETAR NË KËTË VEND!

Është një betejë që duhet bërë, çdo ditë-madje çdo orë punë të saj, pa e humbur asnjë minutë vëmendjen, në pallatin ku unë banoj apo në cilindo kantier ku punohet, ku ka vajza gra e djem burra (prej punës të tillë), që punojnë!

KY ËSHTË BORXHI QË JU KAM ERGYSIT DHE ORJANIT, ÇDO PUNËTORI NË KËTË VEND!

Karrigia as që ka rëndësi fare këtu, as e kam pasur, as e kam kërkuar, as më mban e as e mbaj; si përherë e mendova për punë, e kam parë dhe e shoh si punë!

Tani, me shumë përulësi ndaj familjarëve të Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 orë në respekt të dhimbjes së pashembullt të tyre, durova po aq akuzat e një krimineli barbar që ka pushkatuar të rinj prindër dhe, një tjetri, hajdut ordiner të cilin nuk e lënë të udhëtojë në SHBA, të dy politiqenë këta, një vrasësi barbar grash dhe një hajduti ordiner turistësh, njeri pronar medie e tjetri pronar i një shoqate që jepet me lekë tek i paligjshmi i parë që do të luftojë si i paligjshëm qeverinë apo konkurentin, dua të them ca të vërteta:

E para, unë nuk kam pallat, as vilë; as kam patur e as kam ndërtuar apo blerë një të tillë, fare; siç kam thënë, prej 18 vitesh kam një apartament 89 m2, blerë me kredi që vijoj ta paguaj.

E dyta, si qytetar-si zëvendëskryeministër jo e jo, nuk i kam kërkuar qoftë edhe një herë të vetme, si favor të padrejtë e të paligjshëm, kryetarit të bashkisë apo cilitdo pranë e nën të, të investojë në pallatin ku unë banoj.

E treta, si qytetar-si zëvendëskryeministër jo e jo, nuk kam përzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompanine “Syla”, për të kryer punime në pallatin ku unë banoj, edhe pse kontrata është për investimin, ligji për sigurinë në punë!

(Të ndara shumë qartë këto).

E katërta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit, po edhe të deputetit gjithashtu, nuk kam përdorur kurrë mandatin, zyrën, pushtetin e tyre, për shtëpinë time; siç e keni parë, po të ishte ndryshe, gjithe ç’po ndodh aty fare pranë me kantiere të reja pallatesh, do ishte ndalur.

E pesta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në mandatin dhe detyrat e përcaktuara, nuk e kam patur e as e kam, kontrollin e sigurimit teknik në punë; për shkak të profilit nuk e njoh këtë fushë specifike teknike, siç shumë xhanëm, por që flasin e flasin për një jelek, një kokore e kaq; kur është shumë shumë më tepër se kaq patjetër.

Po ndalem pak këtu. Po si ka mundësi që çdonjeri nga ju, në politikë-departamentin e baltës e zhulit, në mediat private e politike të këtij departamenti, paguar me lekë të grabitura apo mbledhura nga klientela e stërfavorizuar gjithëherë, NUK LEXUAT NJË HERË TË VETME LIGJIN VEPRUES TË FUSHËS, KËTË HERË LIGJIN E AKTET QË E SHOQËROJNË E QË RREGULLOJNË SIGURINË NË PUNË?

Keni hall se ju zënë gërmat apo se, ato gërma ju ngrijnë baltën e zhulin në shtëpinë tuaj?

Ky ligj dhe aktet respektive, ngarkojnë fund e krye me sigurinë në punë, kompaninë, punëdhënësin, personin juridik e fizik. Një mori me detyre të qarta, rregulla të detajuara që duhen zbatuar përditë-sa herë nis e kryehet puna, i ngarkohen kompanisë, punëdhënësit!

E thotë liiiiiiigjiiiiiiii, ai cakton përgjegjësit e përgjegjësitë!

E gjashta, pooo në cilesinë e zëvendëskryeministrit, brenda detyrës së dhënë për të rritur efektivitetin në funksionimin e disa agjencive publike, kam 5 muaj që i kërkoj Inspektoriatit Shtetëror të Punës, të rrisë kontrollet, t’i largojë nga byrektoret e qoftoret, t’i përqëndrojë tek sipermarrjet dhe kantieret me risk të lartë, të dukshëm; 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës ka qenë kështu; 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës i kam kontrolluar në rajone, s’i kam gjetur në punë, i kam pushuar (një pis i denocoi si raprezalje mbi LSI e PD); 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës kam marrë raporte prej tyre, i kam refuzuar si të pamjaftueshëm e të pavlefshëm, madje të padobishëm!

E dhëna e bërë publike, 7 kontrolle në kompaninë “Syla” në harkun e 16 muajve (rezultuar me shkelje e detyra për t’u kryer, ngjarje tragjike të ndodhur më pas), por prej një muaji zero kontroll në një kantier me risk të lartë si ky, për më keq dy minuta larg nga zyrat e tyre, dëshmon se puna nuk është bërë sa e si duhet dhe i ngarkon me një përgjegjësi shumë të rëndë, si kompanitë ku sipas ligjit nis e duhet të garantojnë sigurinë në punë, si agjencinë që sipas ligjit duhet të kontrollojnë-vetëm të kontrollojë, përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në punë.

NDAJ DREJTËSIA DUHET TË HETOJË E GJYKOJË DERI NË FUND, DREJT E SIPAS PËRGJEGJËSISË SECILIN!

E shtata, të pestë punëtorët e përfshirë në ngjarjen tragjike, ishin të deklaruar në tatime e të siguruar: Punëmarrësit e “Syla”;

Altin Marku me nr ID: I30302011W,

Eugidius Lika me nr ID: I41121054F,

Orjan Kodra me nr ID: I30326220P.

Behar Sadrija me nr ID: H90404104R,

JANË PUNËSUAR TEK “SYLA” DHE JANË DEKLARUAR NË QERSHOR 2019 NË TATIME;

Punëmarrësit e person fizik “Xhimi”;

Ergys Brahimi me nr ID: I81127056J,

PUNËSUAR NË DATË 19/07/2019 DHE I DEKLARUAR NË TATIME NË KORRIK 2019

Genc Bardhi me nr ID: J00421088Q,

KA FILLUAR PUNË NË DATE 1 GUSHT 2019 DHE SIPAS LIGJIT DEKLAROHET NË LISTEPAGESËN E MUAJIT GUSHT NË TATIME.

E teta, unë nuk kam vrarë kurrë njeri, as me urdhër, as me duar në makinë, as me pushkë shteti në rrugë të madhe, as medemek duke bërë detyrën, as duke e shpërdoruar kriminalisht detyrën; unë nuk kam vjedhur kurrë njeri, as shtetin, buxhetin e tij, as medemek duke bërë detyrën por për shtëpinë, portofolin personal, të kushërinjve, miqve e klientëve gjithfarësh, as duke shpërdoruar kriminalisht detyrën në fushën e përgjegjësisë, nga ilaçet deri tek të burgosurit.

Ndaj shtëpinë time ia tregoj kujtdo, nuk ja fsheh kujt. Ndaj e dinë të gjithë, ndaj e bëjnë pallat dhe ndaj pallatin e çdo gjë që ndodh me e në të, e lidhin me mua jo me nja 240 banorë të tjerë si unë aty!

Kanë 26 vite që përpiqen, rropaten e gjejnë zero gjë për mua! Kanë 10 vite qysh nga krimi masiv i Gërdecit, vrasja barbare prej korrupsionit e trafikut, ku ishte deri në fyt Qeveria biologjike që, duan të sajojnë një të ngjashëm, si krim e si qeverisës të përfshirë!

Mos u lodhni kot, ne nuk jemi ju, unë jo e jo si Ti, as si Ty tjetri!

Jo prej pushtetit, as prej drejtësisë së vjetër të kapur e të korruptuar, për mua nuk ka asnjë precedent, zero, as ndalim, as hetim, as gjykim e as dënim.

Por fiks prej pushtetit, drejtësisë së vjetër të kapur e të korruptuar, për ty, për ty tjetrin, edhe për ty tjetrin, ka precedentë pa fund, ka hetim, por ende jo gjykim e dënim, edhe pse krimet mbi jetën e pronën janë të përbindshme, individuale, me emrat, firmat e vulat tuaja!

Please follow and like us: