Gjendet një person i vdekur pranë lumit Devoll, kush është viktima
Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm pranë lumit Devoll, në Gramsh. Viktima Besnik Tabaku 53 vjeç, ishte larguar ditën e djeshme nga banesa, ndërkohë që familjarët nuk dinin se ku ndodhej. Mëngjesin e sotëm ishin kalimtarë të rastit ata që konstatuan trupin e pajetë pranë vendit Çekrez, duke lajmëruar policinë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka bën që të dyshohet, se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Lidhur me shkaqet e vdekjes së tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet të mësohet më shumë./noa.al/
Please follow and like us: