Mevi Rafuna: Të kesh guxim ta kapërcesh vetveten
Ne vijmë në ktë botë,
të rrethuar me mure.
Muret janë më të
trasha kur ti lind femër,
muret bëhen më të
forta kur ti si femër do
t’i thyesh ato. Muret
shndërrohen në
përbindësha kur ti si
femër do t’i asgjësosh ato.
Hilja na u bë që në
fillim, kokën ulur dhe
gojën mbyllur, pa mos
mendo, zbato urdhërat
dhe mohoje qenien
tënde, brendinë, shpirtin
që të flet. Atëherë kur
errësira mbulon me
vellon e saj, çdo
pikënisje për të
menduar, për të guxuar
të arrish të jesh vetvetja, të
transformohesh në
qenien tënde në
esencën universale.
Por shpirti s’të lë të
qetë, ditët në ankth të
shndërrohen, netët e
gjata pa gjumë, kur
dëgjon tik -takat e orës
që bien si këmbana, e
ta përkujtojnë se edhe
një çast ikën, ti do të
shpërbëhesh në
asgjësi apo do
triumfosh.
E thellë në vetëvete a
guxon të
shohësh, dëshirat,
vuajtjet, historitë,
pasionet, dashuritë dhe
ç’është më e
rëndësishmja guximin
për të thënë JO.
Për t’i thënë Jo s’ë pari
asaj që nuk je!
Ta lësh prapa shtirjen…
buzëqeshjen që
përdor si maskë,
t’u thuash jo “rregullave” të familjes,
të rrethit,
t’u thuash Jo këshillave
kur nuk të duhen,
të “mirës” që ta gatuajnë
farefisi,
t’i thuash Jo të dashurit
apo burrit,
t’i thuash Jo miqësive
që të tentojnë të të ulin
poshtë.
Të guxosh ta
kapërcesh vetveten,
të ndiesh frymën tënde
tik-takat e zemrës
edhe në qoftë se
mbetesh askund
edhe në qoftë se
triumfon…
mos je skllave e
një jete që nuk
e doje.