Albspirit

Media/News/Publishing

Partizani fiton Superkupën shqiptare në finalen me Kukësin

Ndeshja për Superkupën shqiptare mes Partizanit dhe Kukësit përfundoi me rezultatin 4-2 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.

Që në minutën e gjashtë të takimit ishte Esat Mala, që shtangu portierin e Kukësit, dhe arriti ta mposhte, duke kaluar Partizanin në avantazh. Ekipi i Duros insistoi sërish, dhe vetëm në 39-të, pas një pasimi të Rrocës, Musta doli vetëm me Hoxhën, dhe barazoi shifrat duke e shmangur dhe atë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll në barazim, por e dyta dyta nisi me plot 12 minuta vonesë, pas një problemi teknik të arbitrave. Më pas në pjesën e dytë, Kukësi u duk më kërkues, me linjën e sulmin, ndërkohë që golin e përmbysjes e gjeti sërish Emiliano Musta, i cili në minutën e 56-të, shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke shtangur Alban Hoxhën.

Më pas në minutën e 88-të, ku pas një harkimi të Trashit, Braun kërceu dhe me kokë herën e parë, dhe me këmbë herën e dytë, ia doli të mposhtë Avdylin duke barazuar shifrat, e duke çuar takimin në kohë shtesë.

30 minutat e shtesës ishin në favor të Partizanit. Që në minutën e 94-t, ishte Braun që shënoi me një të majtë të fuqishme nga hyrja e zonës, duke përmbysur shifrat sërish në favor të Partizanit. Në të 99-tën, pas një pasimi nga ana e Çinarit, Braun shënoi sërish nga brenda zone, duke çuar shifrat në 4-2. Përmes këtij rezultati u shpall Partizani fitues i këtij trofeu.

Please follow and like us: