Albspirit

Media/News/Publishing

Thellohet situata për Kokëdhimën, Bashkia: Biznesi nuk ka paguar taksat

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima kapet pas kofanos së makinës nuk mund të mos ndikonin në biznesin e tij. Aktiviteti i biznesit është ndërprerë ndërkohë burime nga Bashkia e Himarës bëjnë me dije të dhëna që e rëndojnë edhe më shumë situatën e tij. Sipas bashkisë, godina e restorantit dhe e hotelit janë pa leje ndërtimi por në proces legalizimi. Gjithashtu rezulton se Kokëdhima nuk ka paguar asnjë taksë për biznesin e tij. Nëse ky biznes nuk do të legalizohet brenda pak ditëve atëherë sipas burimeve të pushtetit vendor godina mund të shembet.

Please follow and like us: