Albspirit

Media/News/Publishing

KONJUKTURAT UDHËHEQËSE, MAKINAT MË TË MËDHA TË KRIMINALITETIT QË DUHET TË NDALEN

 

 

Intervistë me shkrimtarin, studiusin dhe publicistin shqiptar, Brahim Ibish AVDYLI.

 

Isuf B. Bajrami

 

Shkrimtari Brahim (Ibish) AVDYLI është i lindur më 5. 9. 1960 në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës. Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë), etj. Biografinë e tij e njohim të gjithë ne që e kemi përcjellur nëpër gazetat elektronike, anë mbanë tokave shqiptare, ndonëse janë të klasifikuara sipas ndarjeve administrative: Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Greqi, e Turqi dhe në anën e kundërt, në Republikën e Maqedonisë Veriore, Serbi, Mal të Zi, e në tërë mërgatën shqiptare…Por, shënimet e jetës së tij i keni hasur kudo, nëpër libra e në faqet e shumta të internetit, edhe në faqen e tij provizore http://www.brahimavdyli.ch.

Autori ka pasur një jetë të vuajtur, të mbushur me makinacione të intrigave të ndryshme jetësore; shumë ‘të panjohura’ nga mjaft instanca shqiptare dhe të informimit. Rrugën e tij krijuese e ka hapur me vështirësi deri në ‘Kuvendin Ndërkombëtar’ të Tiranës, më 9-12 maj 2019, “Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjeçarëve”, e cila quhej “Rrënjët tona”. Në fakt, ajo është quajtur Akademia Alternative Shkencore, të cilën nuk e kanë pranuar akademitë tona.

Ndër të tjera, ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-publicistike apo studimore, që prej rinisë së pjekur e deri më sot, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar dhe udhëhequr revistën gjithëshqiptare “Qëndresa”, në Zvicër, e cila është botuar periodikisht me mjaft vështirësi të mëdha, jetësore dhe financiare…

Nuk e kemi pritur se mund ta botojë këtyre ditëve veprën e madhe me 400 faqe, në format të madh, të shkrimeve shkencore, analizave, artikujve e dokumenteve, të mbiquajtur “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, edhe pse tani janë bërë 29 apo 39 vite që e kemi përcjellur në disa shkrime, të cilat, i kemi lexuar. Këtyre ditëve e ka botuar, shpërndarë nëpër libraritë dhe bibliotekat e Republikës e Kosovës, dhe si dhuratë e kam marrë edhe unë. Muaji gusht është muaji ku do të tipizohet e keqja apo e mira. Shfrytëzoj nga rasti që të bëj një intevistë të posaçme, për të përmbledhur kohën e gjatë të bashkëpunimit tonë.

 

Ju jeni parasëgjithash i vlerësuar si shkrimtar i letrave shqipe. Si e krahasoni veten, a jeni shkrimtar apo diçka më tepër?

 

Brahim AVDYLI: Unë i përshëndes të gjithë miqtë e lexuesit, të cilët kanë vullnet e durim të lexojnë gazetat elektronike, sepse e kujtoj gjithnjë shkrimin e librave të shenjta: ‘lexo dhe mëso’. Ne duhet t’ia dimë rëndësinë e kësaj thënie kolosale dhe duhet ta respektojmë apo ta shpiem në sendërtim.

Po. Parasëgjithash jam KRIJUES, e kjo është krijimi i letrave shqipe, sepse jam djalë ilir dhe e flas gjuhën shqipe. Krijimi i zë të gjitha shkresat, edhe letrare dhe jam i kësaj bote të përkohshme, pra të provave. Vetë jam provë midis provave dhe e provoj artin e shkrimit. Arti i shkrimit është edhe arti im letrar; jam postmodern i poezisë lirike dhe i prozës e dramës, por romanet presin pas vdekjes sime, ndoshta do të botohen, sepse të hollat i penguan vazhdimisht të tjerët. Dhëntë fati e të mos vidhen e humbin si të tjerat!…

Ju marrin si poet, si shkrimtar, si studius, e edhe si gazetar… Cilat vepra i keni shkruar deri më tani dhe në cilat gjini i keni shkruar?

Brahim AVDYLI: Kam shkruar vazhdimisht, por disa më kanë humbur nëpër tragjeditë që më kanë ndjekur tërë jetën: në vendlindje, në Shqipëri e në mërgatë. Nuk më njohin aspak si gazetar, ndonëse kanë lexuar ndonjëherë dhe as si kritik letrar. Më njohin si poet i mirë, si shkrimtar më pak, e si studius e shkencëtar pak më tepër…

Deri tani i kam botuar këto vepra: “Në hijen e Alpeve”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983; “Buka e kuqe”, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990; “Kur zgjohet Dodona”, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992; “Pasqyrë e përgjakur”, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994; “Klithje nga fundi i ferrit”, poezi, Onufri, Tiranë, 1997; “Gjuha e dheut tim”, poezi, Albin, Tiranë, 1999; “Klithje nga fundi i ferrit”, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000; “Baraspesha e humbur”, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003; “Vragët e një kohe”, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005; “Lëvozhga e vdekjes”, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007; “Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë”, Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008; “Zogu i këngës”, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009; “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011; “Qielli i paprekur”, poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012; “Vetëvrasja e një poeti”, dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA”, Gjakovë, 2013; “Shtegtimi i lirisë”, poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014; “Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele”, zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; “Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017, dhe, kjo e fundit, shkencë e publicistikë, “Sontazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”…

Nga botimet janë këto vepra, nëpër të gjitha rrjedhat. Por ka edhe të grabitura, të plaçkitura apo të djegura.

Edhe ato vepra nga fusha e letërsisë, publicistika e antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, që më kanë brenda faqeve të veta me punime të miat, poezi ose me fotografi, janë shumë, por nuk ka nevojë t’i përmend…

Në cilin drejtim e keni drejtuar krijimtarinë tuaj, apo thënë më mirë cili ka qenë fokusi që ju keni trajtuar në vepra?

 

Brahim AVDYLI: Krijimtaria ime është polivalente. Besoj se këtë e kuponi. Për t’i rënë shkurt, po e theksoj atë që e kam tipizuar në përurimin e fundit të veprës “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, se sa më i dijshëm të jetë njeriu, aq më shumë i gjen zgjidhjet në drejtimin e caktuar. Varet se si doni që ta shikoni ju dhe si duan që ta shikojnë lexuesit tuaj, por edhe lexuesit e gazetave të tjera elektronike. Po e marr një shikim të veçantë: me llojin e krijimtarisë sime dhe me dallimet e stileve të mia. Po t’i marrësh veprat e mia dhe t’i vlerësosh brenda kopertinave të tyre, do të gjesh nga një stil të veçantë gjuhe. Të gjitha lidhen në një litar- krijimtarinë time. Kam vepra poetiko-letrare dhe prozë apo dramë; kam vepra të gjinisë publicistiko-shkencore, etj. Stilet letrare, stilet gazetareske, stilet publicistike dhe stilet shkencore dallojnë prej njëra-tjetrës. Siç e thashë, të gjitha ndërlidhen në krijimtari. Disa njerëz u lindën për të krijuar, disa u lindën për të shkruar, disa u lindën për të udhëhequr, e disa u lindën për të punuar, apo të tjerë. Kur jam i lindur unë, e them me shpoti, se e kam zgjedhur ‘një gjë të lehtë’, lapsin e letrën, nga të gjitha gjërat e kësaj bote, pranë altarit të Zotrave, sepse nuk më lëshonin në këtë jetë. Nuk e dija se e kam marrë më të rëndën në këtë botë. Pra, në krijimtarinë time e përcjell çdo gjë që ndodh në botë me stilet e veta. Stili letrar-poetik dallon diametralisht me atë të shkencës, i cili bazohet në fakte dhe artefakte, ndërsa të dyja këto stile dallojnë diametralisht prej stilit gazetaresk. Unë i zotëroj këto tri stile, kanë gjuhë të veçantë, duan lexime paraprake dhe përvojë. Kam lexuar vazhdimisht…

Gazetaria dhe publicistika janë pothuajse e njëjta gjë dhe janë më afër politikës aktuale ose të kohës, sa që disa më quajnë edhe ‘politikan’, por nuk jam në asnjë parti politike dhe i kam studiuar edhe Shkencat Politike, Marëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci, ku kam magjistruar, por po merrem edhe me shkencë të mirëfilltë dhe panderprerë.

Më të parën e kam shkruar një dramë humoristike, që nuk ishte për t’u botuar, ndërsa dramën më të vlershme, ‘Gremina’ e ka grabitur Njësia Speciale e Beogradit, së bashku me 1500 faqe prozë, romane, tregime, në format A4, të daktilografuara dhe të ruajtura në strehimoren nëntokësore të dhomës sime, të pabotuara, së bashku me dokumentet e tjera të arkivit. Kanë qenë mjaft fotografi, edhe nga demonstratat e vitit 1981, sepse kam qenë i njohur, së bashku me dëshmorët-heronj Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, etj…

Letërsia e ka një gjuhë tjetër nga shkenca e publicistika, është gjuhë lakonike, metaforike, lirike e artistike; në anën tjetër, si matematika; të gjitha shohin ‘pas kodre’, me syrin e tretë, syrin e mendjes.

Fokusi i krijimtarisë sime është dhe ka qenë njeriu i ynë në të gjitha rrjedhat, të matura me zemër, të menduara mirë me mendje e të thëna atë çka është më e ngutshme, më evidente, më reale, nonjëherë metaforike, lirike e artistike. Një gjë është mëse e vërejtur: nuk e kemi as një gjysmë miku dhe kemi vetëm armiq të përbetuar rreth nesh, të cilët bëjnë çka është e mundur të bëjnë, për të mos na lënë kurrsesi të lirë, për t’u matur me kombet e tjera të botës. Ne jemi prej themelimit të kësaj bote, një prej kombeve më të përparuara, por robëritë e mijëvjeçarëve kanë bërë çmos që ne të mos e njohim veten tonë si duhet.

Fjala e urtë latine thotë: “Njihe vetveten, që ta njohësh botën”! Ne, nuk po e njohim vetveten, vetëm e përshpëritim në mjegull (në amulli) atë që thonë për ne armiqtë tanë, me gënjeshtra të shumta.

Dhashtë fati i mirë dhe e njohim vetveten dhe shkruajmë, vetëm shkruajmë: në letërsi, në shkencë, në gjuhësi, në publicistikë, etj.

Përmendni edhe njëherë veprat që i keni shkruar. Nëpër cilat rrethana i keni shkruar e botuar ato vepra dhe çka na trajtojnë ato?

 

Brahim AVDYLI: Po, mirë e thoni ju: në cilat rrethana janë shkruar këto vepra. Morina e Vendit e Malësisë së Gjakovës ndahej në tri Morina: Morina e Epërme, Morina e Poshtme dhe Lugi i Patokut. Pranë është bjeshka e Shkëlzenit. Të shumtën, kam ecur këmbë. Jam rritur në Lug të Patokut dhe aty fryn ndonjëherë një frymë e madhe prej Bjeshkëve të Shkëlzenit. Nëpër erëra jam rritur dhe këmbë kam ecur, deri në Ponoshec e Gjakovë. Erërat politike kanë qenë shumë të forta. Janë aktualisht edhe aq të forta. Gjithmonë ua kam vënë gjoksin përballë këtyre erërave të çmendura dhe rrebesheve! Në çdo formë kam qenë kundër tyre dhe jam mësuar të qëndroj stoik nga paraardhësit e mi dhe të mos jepem asnjëherë, edhe kur vjen furtunë e egër apo meqavë. Po kështu, armiqtë tanë. Përpiqen edhe rrënjët të na i nxjerrin nga toka, të na shpërbëjnë, të na zhdukin, të na asgjësojnë, e edhe me fjalë. Asnjë frymë, madje as në burg, kur nuk kisha letër të shkruaja apo duar të lidhura, nuk ma ka larguar dhuntinë e shkrimit. Përkundrazi. Shkrimi është dhunti, është frymëzim, është ‘i lirë’-kur nuk je i lirë. E kam hartuar në mendje dhe e kam mbajtur në mendje. Për të gjitha temat nuk kam shkruar! Kam mundur, por nuk i kam zgjedhur. Ato që i kam zgjedhur, janë të veçanta!…

Poezitë i kisha në shpirt, kur nuk kisha kohë të shkruaja. E kjo kohë ishte e gjatë. I përjetoja me dhimbje! Çdo varg lirik është i lidhur me ndjenja. Pra, mendimi i përcjellur me ndjenjë, fuqizohet me figura të ndryshme artistike.

Libri i parë “Në hijen e Alpeve” ka qenë për botim që para vitit 1981, por Ali Podrimja më priti aq me injorim, saqë e dogja dorëshkrimin në Prishtinë. Hasan Hasani e ndjeu redaktorin, i cili ishte nën ndikimin e politikës së Komitetit dhe të Jugosllavisë. Ai nuk e pa flakën e këtyre poezive të mia, në një kantë bërllogu e të rrethuar, e ndërhyri rreptë. Vepra dëshironte të thoshte se ne jetonim “nën hijen e të madhit“, nën serbo-sllavi e Jugosllavi, jo në Alpet e Shqipërisë, sepse ishim më afër me vdekjen se sa këmishën. U desh ta rishkuaj, pos pjesës së fundit, e cila u shkrua direkt nga Zvicra, nga Tiçino, ku punoja, aq sa më lejonin ata të vendit. Ata, më shumë i dëgjonin qeveritë, se sa ne, kundërshtarët…

“Kur zgjohet Dodona” është e dyta që u desh të rishkruaj edhe njëherë, madje edhe titullin u përpoq redaktori t’ia ndyshojë, e nuk e pranova kurrsesi, sepse e thërriste Dodonën të rizgjohej. Ajo e shpjegonte përkushtimin tim ndaj historisë, ndaj Dodonës, prej të cilës edhe nëpër ëndrra i ndieja fëmijët duke lozur e duke folur shqip, pra ilirisht! Për Dodonën shqipe nën pushtimin ‘grek’ të shkruaje, nuk të lejonin të shiturit apo të vardisurit apo tradhtarët shqipfolës.

Të gjitha veprat i kam shkruar nën këto rrethana. Edhe veprën e fundit poetike “Arena e dhembjeve”, e kam shkruar e botuar nën trysninë e fuqishme e të mundishme. Edhe veprën e madhe shkencore dhe publicistike “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, e kam shkruar e botuar pikërisht nën këto rrethana, edhe të qeverisë sonë, që nuk duhej kurrsesi të ishte ‘qeveri e jona’. Nën 50 % të votave, qeveria duhet të rikthehet e të rizgjidhet!! Në Kosovë, pothuajse nuk ka burra, të cilët i thonë vetes ‘burrë’, sepse burrat do të flisnin ballë për ballë e do t’ua thoshnin të vërtetën sy më sy. Kështu, korrupsioni brenda kombit tonë dhe jashtë tij na ‘udhëheq’ përpara dhe çuditërisht nuk ndalet!…

Përveç atyre që përmendët, të cilat ua ka asgjësuar pushteti jugosllav, a ka ndonjë vepër tuajën, e cila nuk ka mundur të dalë? Cilat janë arsyet?

 

Brahim AVDYLI: Po, po, ka të tjera, të cilat nuk janë ende në listën e veprave të mia. Është një vepër politiko-shkencore, në dy vëllime. Kur e them ‘politiko-shkencore’, është në shkencat politike dhe i drejtohet njeriut tonë. Kjo dallohet prej politikës ditore të partive politike, sepse është shkencë. Kjo është vepra e parë e imja politike e publicistike, në dy vëllime,”Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj” dhe ka qenë e dhënë atëherë te redaktori Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, e cila i kishte afërsisht 500-600 faqe A4, me faqet e thata dhe redaktimet, të cilat asnjëherë nuk mund t’i shkruajë përsëri dhe as t’i di. Menjëherë më janë ‘përmbysur’ edhe PC-të e mia në Zvicër, nga Hackerat e Kosovës, Shqipërisë e të botës. Me kanë humbur edhe vepra të tjera, për të cilat nuk kam kohë të shpjegoj. Janë vepra e gjysmë-vepra, të cilat mezi pritja t’i mbaroja…

Siç deklaronte Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, vepra i qe marrë me forcë nga dy persona të paidentifikuar nga SHIK-u, e cila i kishte 2 vëllime si kjo vepër, prandaj dorëshkrimi mendonte se i qenë dërguar Kryetarit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, sado që nuk është thënë në biografinë për Akad. Prof. Dr. Bedri Dedën, ndërsa ajo ka qenë e dhënë publikisht edhe nga unë. E kam një faqe provizore, që nuk është pa gabime, http://www.brahimavdyl1i.ch. Shikoni, po deshët. Aty, është thënë me shkrim kjo gjë…

Nga këto që shihen, del e vërteta. Duket se ju e keni edhe një rrugë të veçantë të qasjes ndaj çështjes shqiptare. Si i qaseni çështjes shqiptare?

Brahim AVDYLI: Pjesa më e madhe e kombit duhet të jetë sadopak e sinqertë. Ne nuk i dimë dredhitë. Për rreth nesh, janë dredharakët më të mëdhenj. Na rrjepin të gjallë dhe u themi ‘faleminderit’. Na zhveshet dhjetëmijë herë lëkura e ne nuk ia kuptojmë të qeshurat ironike e marramendëse, si puthja e Judës ndaj Krishtit. Edhe tani na e marrin mëse një të tretën e Kosovës, nën udhëheqjen e tyre apo të kopilave të tyre dhe i pjellin njëqind mënyra të eksploatimit të tyre. Politokracia e re ‘i shpik’ me gjuhë thëniet e të të folurit nga ‘gjuha e vjetër’, të ngjallur nga polikokracia e vjetër jugosllave. Thuhet se popullit të Kosovës po i dalin ‘me tekst të ri të politikës’. Kjo është një e thënie e tradhtisë kombëtare, nga të gjitha teminologjitë e mbledhura dhe hegjemoniste serbe…

Edhe UDB-ja sikur është shkapërderdhur, por në vend të saj janë krijuar agjencitë e shërbimeve ‘kombëtare’. Kështu bandat i kanë shtrirë duart deri në shtresat e gjëra të popullit dhe nuk e lodhin mendjen njeriu se kështu veprohet në ‘paqe’, në shërbim të krimit të vjetër prosllav, nga krimi më i ri ‘kosovar’. ‘Kosovë’ e quajnë vendin e vogël, por e japin copa-copa më tutje, në vend se të njohim Dardaninë e vjetër, që ka qenë arenë e madhe mbretërore në Gadishullin Yllirik. (Ky term është pohuar prej meje! Shikoni librin poetik “Qielli i paprekur”, Brezi`81, Prishtinë 2012, poezinë lirike “Qielli dhe fuqia”, e cila e ka marrë shpërblimin e tretë të librit, nga LSHKASH e Gjermanisë, nga Kryetar Pal Sokoli, para shpërblimit të parë!) dhe e ka krijuar gjuhën simbolike të shqipes, para botës së gjërë, të cilën po e deshifroj unë, e cila është 200 vite para shkrimit sumerik. Ju lexoni veprën time “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj” dhe i keni të gjitha, madje edhe lojërat e paskrupullta të ‘qeverisë’ sonë dhe termin sllav, të dhënë nga dy shkencëtarët Dr. Elena Kocaqi dhe Dr. Arif Mati. Dy qytetet e mëdha të Mbretërisë së Dardanisë, Nishi dhe Shkupi, e cila lidhet me të tretin, Sofjen, japin trekënëshin bazë të shqipes simbolike. Ato janë vënë në thundrën e shteteve sllavo-turke, Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë…

A ka më kiamet të madh se sa kjo gjë! E ku është ‘politika’, e cila mbahet ‘e jona’?! Jep pjesë të tjera të tokës për të holla, nga Kosova. Kështu janë vetëm korrupsionistët më të mëdhej që ka Europs!…

As nuk merr vesh populli i Kosovës! I themi se duhet të ngrihet në demostrata, pikërisht në Kosovë, por as ai nuk dëgjon! Ne nuk kemi të holla e të gjithë janë të larguar prej nesh! Madje, të gjithë i kanë ndarë e larguar, sado që aty e këtu më kanë mbetur të paorganizuar njerëz të sinqertë e të vërtetë! Pak janë kështu në të gjitha tokat shqipfolëse! Kudo e kanë ndrydhur konjuktuarat e korruptuara udhëheqëse, makineria e madhe e kriminalitetit në këto territore dhe banda e madhe jashtë e brenda kombit shqiptar! Kështu masa e madhe e popullit ikën nga maskarenjtë e mëdhenj, të shkapërderdhur nëpër tokat shqipfolëse!!…

E pra, kurdoherë jam angazhuar për zgjidhjen e çështjes së madhe shqiptare. Jam përgjithësisht kombëtar dhe nuk jam aspak i vetëquajtur ‘kombëtar’, sepse ‘kombëtarja’ përdoret nga ata që duan të gënjejnë masën e keqpërdorur, veçanërisht nga shumica e njerëzve të politikës sonë, kudo që është…

E keni kaluar një periudhë kritike apo jeni duke e kaluar një periudhë kritike. Çka na e thuani me këtë rast?

Brahim AVDYLI: Do të përgjigjem përafërsisht dhe po distancohen prej teje, në kontekst të pyetjes. Përmbajta e përgjegjes ka të bëjë diçka me anën time personale. Po e them të vërtetën lakuriqe. Nuk po e them të tërën, sepse jam në një provë për autobiografi, por për herë të parë i them kështu publikisht dhe jo lakonike.

Tërë kjo periudhë e jetës sime paraprake është një periudhë e ndekjeve, e përndjekjeve, e përsosjes së teknikave shkatërruese, jashtë e brenda, breda e jashtë vendlindjes. Pra, e tërë bota ishte si e tillë: kudo të ndjekin duart shkatërruese të armiqve tanë më të mëdhenj, me duar të zgjatura deri në çdo skaj të botës. Përpiqen që të të likuidojnë kudo që të jesh, që të mos arrish të flasësh e të shkruash, më së paku as të mendosh që të jesh i gjallë. I kam përjetuar dhjetë prova të atentateve, prej të cilave nëntë me plumba, e një me veturë. E thonë të shumtën se ‘më ishte rrotulluar mendja’. Mua nuk më është ‘rrotulluar mendja’, por një fatkeqësi e rëndë, prej të cilës mezi kam shpëtuar. Asnjë gazetë nuk e ka shkruar asnjë rresht për të gjitha këto, madje as shqiptare. Kur më kanë kërcënuar me vdekje, psh. në Zvicër dhe janë zbrazur karikatoret e automatikut, jashtë shtëpisë, për të më vrarë në redaksi, në Kreis 2 të Cyrihut, policia, më shumë më pyeste mua se çka i interesonte asaj kundër meje. (Si t’i themi asaj ‘polici serbe’- jashtë vendit, edhe pse ishte nën ndikimin e serbëve?!), se sa i shikonte gëzhojat pranë shtëpisë dhe plumbat e futura nëpër mur; dritaren e shtëpisë apo brenda. Pra, ata e kishin detyrë t’i gjëjnë atentatorët, e në vend që t`i gjëjnë atentatorët, humbinin kohe të tërë nëpër pyetje e stërpyetjeve të mëdha. Edhe kësaj here më përjashtuan prej asaj banese, pa të gjitha gjërat e mia dhe të redaksisë. Vetura më ishte prishur me të gjitha gjërat e ngarkuara, kërciste rrugës, fjetsha nëpër male dhe mbeta edhe pa punë e pa të holla; më kishte mbetur pothuajse lëkura me eshtra dhe isha tërësisht ilegal. Gjashtë herë e kam ndërruar banesën nëpër Kantonin e Cyrihut! E të tjera?! Deri në Rapperswil, jam detyruar që t’i ndërroj banesat…

E njëmbëdhjeta (provë për atentat) më ka ndodhur në Prishtinë, kah po shkoja në Morinë, me helm kimik, sepse vetëm serbët dinë t’i fshehin këto në bukë, pra mbeturinat e uranit. Prap kam shpëtuar në Zvicër, jo te mjekët zyrtarë, por sipas një ‘mjeku’ të ndaluar e të burgosur disa herë në Zvicër, i cili është ilir, që flet gjermanisht. A e dini se ka në Zvicër ilirë të vjetër?! Po, po. Sipas këtij helmimi, unë, kishta vdekur për gjashtë muaj nga kanceri i brendshëm, nëpër organet e brendshme, por nuk kam vdekur. Tri prova të atentateve kanë qenë në Kosovë dhe i pari nga fqinji i im me revole, të dhënë pa leje nga Adem Shtanga, për të më vrarë; tri të tjera në Shqipëri dhe njëri në Hotel ‘Arbëria’, e minuar nga personi i caktuar, në Tiranë, të cilin e ka inicuar UDB-ja serbe, në lëvizjet ilegale. Ata nuk e dinin se i kisha 2 hotele të rezervuara, e vet fleja te një mik i imi, që nuk e mendonte askush. Për këte më quanin ‘nëna e ndodhive’, sepse më pritshin në pritje, por u dilja dikah tjetër. Asnjëherë nuk kthehesha në të njëjtën rrugë dhe këte ma kishte mësuar babai im…

Unë nuk i trembem vdekjes. Jam oficer pa asnjë ushtar. Jam mërzitur me gënjeshtrat e tyre të pa fund; me gënjeshtrat e të ashtuquajturve ‘serbë’! Ato duhet të marrin FUND! Mjaft fjalë të mia ‘i vjedhin’ nga shkrimet e mia edhe ‘politikanët’. P.sh. ‘Presidenti i Kosovës’, i cili ‘strehohet’ me një shtëpi në Graçanicë, pra në gjirin e ‘serbëve’, i përsërit fjalët e mia, duke e gënjyer popullin shqiptar, gjysëm të pashkolluar. Duken, sikur janë fjalë të tia…

Para përfundimit të lojërave me kufirin, e kam botuar veprën time “Sondazhe për Kosovën e kufirin e saj” dhe e kam shpërndarë në bibliotekat e Kosovës, edhe në bibliotekën e Gjilanit e të Ferizajt, si dhe në libraritë më të mëdha të Kosovës, përkundër pengesave të gjithfarshme. E di se ata i ndërrojnë format e nuk marrin fund provat e tyre, në qoftë se masa nuk i pengon. Të ashtuquajturit ‘serbë’ janë më të rrezikshmit, si këtu, si në Zvicër. Kosovën e kanë mbushur me kopilë të tyre. Vazhdojnë me të njëjtat metoda. I njoh ato…

Armiqtë më të mëdhenj i kemi rreth e rrotull nesh! Mos të harrojmë Turqinë, islamizmin dhe klanet e tyre në Kosovë, “që do të ma tregonin rrugën kah shpëtimi”, si shprehen të tillët, e kjo është gënjeshtër arabo-turko-serbe. Çështja kombëtare është më e madhe se sa çështja fetare. Çështja fetare është shpopullimi, shpërfillja, largimi nga gjeneza e jonë e madhe, nga identiteti i ynë, pra që të mos jemi ‘komb’, por ‘dreq me bishta’…

Në fund, po ua tregoj një gjë ‘të vërtetë’ nga Prizreni, kur e shpërndava librin “Sondazhe nga Kosova dhe kufirin e saj”. Një njeri, që quhej “Gashi” dhe fliste turqisht, thoshte ‘jam turk i Kosovës’. Gashi janë fis shqiptar, nuk janë ‘turq’. Nuk ka ‘turq’ Kosova, por janë shpallur ‘një minoritet’. Edhe ‘goranët’ janë shpallur ‘minoritet’, e nuk janë minoritet, ndonëse flasin vetëm serbisht. Madje, ‘egjyptianët’, ku kanë vend në Kosovë, prej Egjyptit?!…

Fundi i fundit, është ky fund i ferrit, që po e kalojmë. Nuk ka më poshtë!…

 

Ato që i thatë ju, janë detaje shqetësuese edhe për mua. Me keqardhje i ndëgjova për herë të parë nga ju. Ata që dinë, i kuptojnë edhe këto. Dija është dije, por si duket nuk i dinë shumica e njerëzve… A ka ndonjë arsye tjetër, të cilat nuk i ke thënë deri më tani?

Brahim AVDYLI: Se nuk i dinë këto gjëra të miat e gjërat e tjera, po e them se janë ndryshuar gjërat edhe vetë në informatë. Në radhë të parë e kanë bllokuar informimin e brendshën mbarëshqiptar, sidomos ndaj meje dhe gjërave të mia.

Pse është krijuar brenda nesh ‘Klan Kosova’, ‘Klan Maqedonia’ dhe ‘Klan Shqipëria’? Sepse janë klanet e kopilave të tyre apo i të shiturve te ‘serbët’, si ‘klan’ brenda tokave shqiptare! Në Kosovë e nxjerr dhëmbin e fëlliqtë kopili serb, Baton Haxhiu. Në Shqipëri e bën të vetën Edi Rama, e të tjerë. Në Kosovë ‘udhëheqin’ me miliarada prej serbo-sllavëve, klani ‘Thaçi-Veseli’, etj dhe shiten si “të mëdhenj”. Populli e ka marrë vesh, edhe pse i shitet Kurti, si të kishte zbritur prej qiellit!! Nuk e di populli të ndajë shapin prej sheqerit: i shitet si ëngjëll demoni më zi, me pak ngjyrë të hedhur mbi ngjyrën e zezë prej demonit.

Të lexoni poezitë mia, ju keni të vërtetën kryesore. Por ka edhe fare të pabotuara. Populli brohorit pas tyre, pa pullë në xhep, se lëre më pa të holla. Demonët grumbullojnë miliardat, duke e shitur minierën e ‘Trepçës’ e tokat e tjera te konglomerati ‘serb’. Ata nuk janë ‘komb’ dhe ka 200 vjet që e mbajnë “pandrekun” në dorë, e ne jemi bijtë e iliro-dardanëve, dhe e kemi demokracinë që në parahastori. Pandreku është autokracia, demokracia është fjala e popullit. ‘Udhëheqësit’ tanë na e imponojnë me dhunë, me njëqind forma të dhunës, fjalën e tyre diktatoriale, si ‘fjalë të popullit’. E ku është ajo? Me dhunën pas kurrizit?! Po. Njëqind forma i ka, por dhunë është.

Edhe pas 20 viteve luftë me ne, serbi do të na e marrë ate që ka dashur ta marrë me diktaturë, para lufte e gjatë luftës. Nuk i shterrohen mjetet botës armike! Ne, na kanë quajtur që në Dardani ‘albanë’, sepse e kemi krijuar alfabetin e parë të botës dhe kemi folur gjuhën e parë simbolike, gjuhën shqipe. Gjuhët e tjera janë konceptuale. Nuk jemi ‘shqiptarë’ prej Mesjetës dhe nuk e kemi “alfabetin e parë” prej Kongresit të Manastirit, më 1909. E pse quhet në Romë (Itali) ALBA-LONGA; në rrethinat e Stutgardit (Gjermani) Schwäbishe ALB; në Britani, prej Britit, që është Britania (emri tregon se ai bërtiste!) apo mbretit Artur, të cilët janë albano-dardanë?!…

Thuaja të vërtetën kombit tuaj e popullit tuaj dhe ai të quan ‘të luajtur prej mendje’?! I tërë populli apo i tërë kombi është i zhytur nën këtë magji kolektive! E si ta prishim njëherë këtë magji kolektive? Me luftë; me zjarr?! Nuk na e lejon bota dhe nuk ke me kend që ta zhvillosh luftën!! Ata janë brenda, janë të përzier me ne! Armiku të ka hyrë brenda!…

Cila është vija e juaj apo linja e juaj me tërë politikën shqiptare?

Brahim AVDYLI: Mirë ndërhyre. Në tërë krijimtarinë time letrare, politike, shkencore dhe gazetareske, etj. e kam pasur një linjë (vijë) politike gjithëshqiptare. Partitë politike të ndarjeve administative të tokave shqiptare e kanë përfillur vijen (linjën) parciale, ndërsa unë e kisha linjën (vijën) INTEGRALE. I kam shpjeguar edhe gjatë përurimit të veprës sime, në Gjakovë, me 10 gusht 2019, por po e them edhe njëherë çka e karakterizon linjën integrale dhe çka e karaterizon linjën parciale. Linjën (vijën) parciale e kam pasur të gjitha partitë politike, sipas ndarjeve administrative të shteteve të vogla.

Politika parciale rrjedhë prej fjalës ‘parcelë’, p.sh. kur ndahet toka dhe kopshti, etj., në pjesë më të vogla; e kur bëhet më e vogël apo copa copa, humbë energjia e jonë; shkapërderdhet forca; pra, nuk ka fuqi! Në të vërtetë, kombi shqiptar nuk ka fuqi dhe forcë, kur i nevojitet më të tepërmi. Atij, më tepër se sot nuk i nevojitet kurrë. Ta kujtojmë thënien e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut para vdekjes për thuprat: “Kur i bashkojmë thuprat, nuk ka kush na thyen. Por, një nga një, i thyejnë të gjitha“. Kështu është e thjeshtë kjo çështje dhe e kam të aktualizuar. në veprën time. Madje, e kam vënë edhe si moto të pashprehur të veprimtarisë…

KAM QENË E JAM KURDOHERË NË LINJËN (VIJËN) E ZGJIDHJES INTEGRALE TË ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE.

Integralja nënkupton zgjidhjen e drejtë të tërë çështjes kombëtare shqiptare, për të gjitha trojet tona aktuale, ku bukës i thonë ‘bukë’ dhe ujit ‘ujë’. Kjo do të thotë grumbullimi i forcës sonë në forma të tjera, jo me luftë, siç është bashkimi qoftë edhe ekonomik. Bashkimi krijon fuqinë e forcën tonë në radhën e kombeve të tjera, në botë e në BE. Forca rezulton me lirinë e vërtetë, jo me lirinë e rrejshme, siç na ndodhë neve me popujt e tjerë apo fqinjët tanë, më së pari me të ashtuquajturit ‘serbë’.

Në një përmbledhje, shqip dhe anglisht, i keni të shpjeguar edhe këto gjëra, në veprën time “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, pastaj kush janë armiqtë tanë dhe të ashtuquajturit ‘serbët’, të cilët janë konglomerat i pakicave, të bashkuar me fenë ortodokse, e te cilën e kanë prej nesh, iliro-bizantinëve, të përzier me një shtresë shërbëtorësh…

Linjën time integrale e kam thënë edhe më herët, madje disa herë, por populli i përgjithshëm shqiptar e donte ate çka është më lehtë. Për shembull, më lehtë ishte të krijosh një politikë ditore krahas politikës raciste e hegjemoniste serbo-jugosllave, se sa të krijosh kryengritjen e përgjthshme të mbarë kombit shqiptar. Ajo është po e njëjta, vetëm me rrobe tjera. Për këtë ajo ka miq të rinj në Evropë dhe në Amerikë. Lobi serb në Amerikë po bën çmos të ‘thërresë’ në Amerikë vasalët e tyre nga Kosova (dhe Shqipëria), e kur të ‘korigjohet pak kufiri’ për ndjenjat e paskupullta të serbëve, mundësisht t`ia hedhin kombit shqiptar pelerinën e ricopëtuar të fesë islame dhe ta bëjnë armik me tërë botën! Ajme për ne, ku kemi rënë dhe kah po shkojmë!…

Na tregoni se çka duhet të bëjmë, më tutje?

 

Brahim AVDYLI: Në radhë të parë, duhet të vetëdijesohemi. Çështja kombëtare është më madhja. Njëqind herë me internet e kam thënë ate çka duan të bëjnë maskarenjtë me Kosovën. Dija është këtu, në të gjitha thirrjet e dhëna nëpër internet e gazetat elektronike. Ata prap duan që të shkojnë në Vashington të Amerikës dhe ta ‘kompletojnë’ sojin e sorollopin e tyre, me njerëz të tjerë sahanlëpirës…

E vetmja formë për të penguar është me demonstrata, për të mos shkuar kjo qeveri në Amerikë dhe për të mos e shitur më tutje Kosovën, por në qoftë se shkon, të mos guxojë të shesi pjesë të tjera të Kosovës. Republika e Kosovës është e pavarur e autonome, me kufirin që ka ajo, të pranuar nga shumë shtete dhe nga SHBA-të. Të lutet edhe Presidenca e SHBA-vë dhe Presidenti i SHBA-së, zoti Donald Trump, i cili vendos për këtë çështje, të mos lejojë shitjen e mëtutjeshme të Republikës së Kosovës, e cila duhet të marrë më tutje toka të tjera shqiptare nga Serbia dhe të mos i jep asnjë centimetër nga Kosova. Të bëjë ashtu siç ia bëri Presidenti i SHBA-ve Presidentit të Francës, z. Emmanuel Macron, apo e liroi nga detyra njërin nga më kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, z. John Balton; edhe me këta sahanlëpirës të Kosovës ndaj Serbisë. SHBA-të, kur të ndalohet kjo formë destruktive e shitjes së pasurisë së Kosovës te armiqtë tanë kombëtarë, gradualisht do të bien përdhé 5 shtetet sllave e ortodokse për rreth nesh e do të forcohet jo vetëm shqiptaria, por edhe SHBA-të. Gradualisht merret vesh se kombi shqiptarë (albanë), prej Ilirit të parë, djalit të madh të Polifemit dhe Galatës, të cilët kanë bërë çmos që të popullohet Euro-Azia dhe Amerika, prej kohës parahistorike e deri më sot.

Gjilan, 19 gusht 2019.

 

Please follow and like us: