Albspirit

Media/News/Publishing

Mary Elizabeth Frye: KUR TI TË VISH

Image result for mary elizabeth frye

Mbi varrin tim kur të qëndrosh, mos qaj me ngashërime,
pse unë askurrë s’do jem atje, aty s’do jem i shtrirë,
do jem në mes rrebeshëve, mes erës me thëllime,
aty ku ndën dëborë rrënkon një hon, a një rrëpirë.

Nën rrëzëllime më kërko, mes fushave gazmore,
aty ku butësisht gëlojnë e shndërrijnë pikat e shiut,
dhe kur të zgjohesh në agim, në heshtjen mëngjesore,
do jem në mes bilbilave, nën sharkun e bariut.

Do jem aty ku dielli lind, në t’ëmblat perëndime,
nën yllësitë e largëta më vezullim të mekur,
pra kur të vish në varrin tim mos qaj me ngashërime.
Pse unë aty nuk do të jem. Pse unë nuk do kem vdekur.

Shqipëruar e përshtatur nga versioni helen: Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.

Please follow and like us: