Shpallet i pafajshëm pas 22 vitesh burg, nëna e viktimës gjen vet vrasësin e vërtetë
Hyri në burg kur ishte 20 vjeç, duke e ditur se ishte i pafajshëm, me një akuzë të ulët: përdhunim dhe vrasje të një shoqeje.
Doli nga burgu në moshën 42 vjeçare dhe nuk ishte avokati ai që i dha lirinë e as një luftë e familjarëve të tij, por vetë nëna e viktimës.
Gruaja nuk mjaftohej vetëm me kërkesat për drejtësi të opinionit publik dhe gazetave. Etja e saj për drejtësi ishte shumë më e fortë dhe e vetme, kundër të gjithëve, zbuloi vrasësin e së bijës.
Një hetim privat
Është 13 qershor i vitit 1996 dhe Angie Dodge gjendet e vdekur nga vrasja me thikë në shtëpinë e saj në Falls, një vend i vogël i shtetit amerikan të Idaho-s.
Mbi trup gjenden shenjat e pagabueshme të dhunës seksuale. Hetimet zgjidhen si ‘një vrimë në ujë’ deri në vitin ’97 arrestohet një përdhunues, i armatosur me një thikë, i cili del se është në dijeni të njohjeve të Angie-t.
Agjentët mendojnë se mund të jetë përgjegjës edhe për vdekjen e Angie-t, çështje e mbetur e pazgjidhur, ndaj marrin në pyetje Christopher Tapp, në cilësinë e mikut të viktimës për të kuptuar nëse, edhe sipas tij, mund të jetë pista e duhur.
Tapp, i hutuar dhe konfuz, thotë se nuk di asgjë dhe se nuk e njeh të arrestuarin.
Këtu nis edhe ankthi: Pas një marrjeje shumë të gjatë në pyetje, i riu kalon në mënyrë kafkiane, nga dëshmitar i mundshëm, në të vetmin të dyshuar për vrasjen e shoqes së tij.
Ai arrestohet menjëherë dhe, pavarësisht se prova e AND-së e shfajësoi, gjykata i jep dënimin kapital, burg të përjetshëm.
Rasti, i cili turbulloi qytetarë dhe media, është zyrtarisht i mbyllur për të gjithë.
Përveç se për nënën e Angie, Carol, e cila nuk besoi se ai djalë ishte fajtor në asnjë çast.
Instikti i nënës? Mbase, por fakti është se gruaja vazhdoi e vetme hetimet, të cilat u mbyllën aq shpejt nga hetuesit, duke punësuar shumë detektivë privatë dhe duke dëgjuar për orë, ditë, javë, regjistrimet e rrëfimit të Tapp, nga të cilat në të vërtetë nuk del asgjë.
I duket e cunguar, e kushtëzuar nga presioni psikologjik i hetuesve.
Një fitore ‘si e Pirros’
Vetëm në vitin 2014 gruaja arrin ta bëjë të vlefshme provën e AND-së, të lënë pas dore nga gjykata, por ende nuk mjafton.
Tapp, në një tjetër seancë gjyqësore, lirohet nga akuza e përdhunimit, por jo e vrasjes.
Nëna e Angie, e cila i dedikoi jetën e saj kësaj çështjeje, vazhdon të ndjekë rastin, ashtu si rrallë do bënin.
Pasi siguroi një gjurmë të ADN-së të arkivuar në dosjen e vrasjes, punëson një ekspert gjenealogjik, i cili përdor një teknikë të pa përdorur më parë në Amerikë, duke rindërtuar zinxhirin gjnetik dhe duke gjetur 7 njerëz që lidheshin me ADN-në e vrasësit.
Mes identikiteve, ishte Brian Leigh Dripps, një burrë që, në periudhën kur ndodhi vrasja, banonte pikërisht përball shtëpisë së Angie.
Policia, e shtyrë nga nëna e viktimës, e merr në pyetje dhe ai, rrëfen menjëherë si përdhunimin ashtu edhe vrasjen, duke konfirmuar se nuk e kishte parë dhe njohur kurrë Tapp-in.
“Të gjithë kishin gabuar, por në fund e vërteta erdhi”, ishin fjalët e para të tij si njeri i lirë.
“Tani dua të ulëras për pafajësinë time që ta marrin vesh të gjithë”.
Carol Dodge fitoi luftën: “Policët e kishin kërcënuar me dënimin me vdekje, rrëfen gruaja, duke i thënë se nëse ai do thoshte gjithçka që ata donin të dëgjonin, do kishte imunitet.”
Edhe pasi gjeti fajtorin e vërtetë, zonja Dodge nuk gjen paqe: “Kjo histori shkatërroi familjen tonë duke e thyer si të ishte xham dhe në asnjë mënyrë copëzat e këtij xhami nuk do rikthehen më ashtu siç ishin.”
Edhe Tapp, nga ana e tij, evitoi të qëndronte prapa hekurave për pjesën tjetër të jetës dhe me shumë mundësi do fitojë shumë nga dëmshpërblimi.
Por vitet e kaluara padrejtëisht në qeli, mbase më të mirët e jetës, nuk do ia rikthejë më dot askush.
Në foto: Christopher Tapp