Brisida Shehaj denoncon shembjen e lokalit ‘Pa norma’ të Kokëdhimës
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, me anë të një postimi në instagram, është shprehur se aksioni i sotëm i IKMT-së për shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo, Himarë, është bërë me shumë vonesë. Në mënyrë ironike ajo shkruan se aksioni që bëri namin këtë vit, për lirimin plazheve publike nuk kishte mundur të dallonte këtë lokal.
“Shyqyr që erdhën turistët që të kuptonim që kemi shtetin trim dhe para Mihalit”, përfundon ajo.
Por komentuesit i kanë shkruar Brisidës se ka kaluar në anën tjetër të gardhit, duke nënkuptuar se ajo nuk është më, me partinë socialiste. Shehaj nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke i qartësuar se është fiks aty ku ka qenë dhe kjo nuk ndryshon pse bën një kritikë për shtetin.
Në media ditët e fundit përflitet se ish-drejtoresha e tatimeve sezonin e ri televiziv, do të jetë drejtoresha e re e programacionit në RTV Ora News.