Islanda, vendi ku lexohet dhe shkruhet më shumë
Me sytë e qartë të fiksuar në hartën e Islandës të varur në murin e një pub-i, poeti Siguror Palsson ka dëshirë t’u rikthehet kujtimeve. “Që fëmijë jetoja në verilindje të ishullit, ku kontrasti mes stinëve është shumë i fortë. Në dimër perëndimi duhej se nuk mbaronte kurrë: drita shkrihej ngadalë ndërsa nata dukej se nuk do zbriste kurrë. Pasi mbaronte e gjithë kjo, hëna ishte dielli ynë, bluja mbizotëronte në jetë. Isha i ri atëherë, mendoja se netët e gjata ishin gjithandej njësoj dhe kjo më bënte melankolik. Ndoshta shpirti im poetik vjen prej andej”. Atëherë si mund të shpjegohet gjithë kjo mrekulli islandeze. Shumë e thjeshtë, me ekuacionin: klimë e ftohtë + natyrë e egër = dashuri për letërsinë. Ashtu siç thotë poeti, leximi dhe të shkruarit zë një vend të rëndësishëm në shoqërinë islandeze. Me pak fjalë, në një ishull me 320 mijë banorë, dy e treta e të cilëve jetojnë në Reikjavik, personat shkruajnë dhe lexojnë si në një asnjë cep tjetër të botës. “Ethet” letrare vijnë sidomos gjatë temperaturave të ulëta në fund të vitit: është pikërisht libri dhurata më e përhapur për Krishtlindje.