Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Rama bllokon kompaninë e naftës që më parë i fali 60 milionë euro si detyrime

Image result for bllokohet ballshi

Me kamerat e përgatitura siç duhet, me skaletën e shkruar qeveria edhe sot na informoi se po punon në sherbim të qytetarëve. Nga rafineria e Naftës Ballsh e dhënë me koncesion Tosk Energji, kjo e fundit e lidhur me Guvnor dhe kompaninë e falimentuar IRC, qeveria pompoi suksesin e radhës të bllokimit të 550 tonëve naftë, por nuk ka as guximin të përmend emrin e kompanisë! Të njëjtës kompani që pak vite më parë i kanë falur 60 mln euro detyrime dhe që jo më larg se disa dite më parë e ka rimbursuar me 114 mln lekë për akcizën. Një pagesë e kryer shpejt në shërbim të firmës edhe në ditët kur detyrimet e prapambetura po rriten dita-ditës në kurriz të bizneseve të tjera. Në një moment kur bllokohen fondet e bashkive, pagat nuk paguhen gjenden para për të paguar me urgjencë rimbursimin e akcizës kësaj kompanie. Me sa duket qeveria do ketë investuar propagandën e saj në këmbim të një pjese të vogël nafte të sekuestruar. Por megjithëse me një dorë bën propagandën dhe me një tjetër miklon oligarkët, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave. Sipas të dhënave fiskale edhe në muajin korrik të ardhurat vazhdojnë të jenë po aq të ulta sa muajt e tjerë. Sa më shumë qeveria përpiqet të prodhojë realitetin e munguar aq më shumë ulëret e vërteta e zaptimit të pushtetit nga një grusht i vogël biznesesh.

Please follow and like us: