Ndahet nga jeta gazetari dhe diplomati, Maksim Sinemati
Lajm tjetër i zi për gazetarinë shqiptare. Pas ndarjes nga jeta të Fatos Baxhakut, ditën e sotme një tjetër gazetar ka mbyllur sytë përgjithmonë. Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij. Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme. Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Please follow and like us: