Nikollaq Neranxi: Lokali i Mihailit po prishet për PPP e radhës!
Pas shkatërrimit të ndërtesës së Mihalit, Porto Palermo gati për PPP!
Nikollaq Neranxi
Mihal Kokëdhima bëri një ndërtesë pa leje rreth vitit 2012, kohë kur në të gjithë Shqipërinë ndërtohej pa leje dhe mbi të gjitha kishte një institucion shtetëror që ta legalizonte siç ishte ALUIZNI.
Më pas doli ligji që nuk lejonte asnjë ndërtim pa leje dhe çdo ndërtesë e bërë para 2014, që nuk përfitonte legalizim, shembej!
Në rastin e Mihalit kjo nuk u bë, meqë vaskat e peshkut, restoranti, hoteli, çadrat (të gjitha pa licencë) sillnin shumë para dhe Mihali ishte gati t’i ndante me këdo që ia mundësonte vazhdimësinë!
Fati i keq e deshi që Mihali të bëntë skandalin dhe sot po shkatërrohet ndërtimi, pa asnjë vendim Gjykate!
Duket që kjo punë tashmë ka kaluar në duart e të madhit fare dhe e kam bindje që në pak kohë do mësojmë që PPP-ja e rradhës do të jetë Porto Palermo!
Ato toka Rama i shtetëzoi me një VKM, tani po pastron ambientin që t’ia bëjë gati oligarkut të rradhës!
Boll fituan këta të vegjëlit, kryetar bashkie, inspektorë tatimesh e drejtora ministrish! Do e marrë i madhi në dorë këtë punë tani!