Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Memoriali turk në Tiranë, turp i pafund i sektit të rilindjes

Image result for bedri blloshmi

Bedri Blloshmi

Ish i përndjekur politik.

 

Erion Veliaj festoi te “Gjiri i kurvave” dhe ngre memorial për disa të vrarë në Turqi në 2016! Erioni i Rilindjes harron se baballarët e tij, për 45 vjet, vranë e prenë me mijëra familje atdhetare shqiptare, janë jo pak por 6500 të ekzekutuar pa gjyq e me gjyq nga terroristët komunistë. Ata janë pa varre, janë groposur e rigroposur nga baballarët e Rilindjes dhe askush nga zyrtarët shtetërorë nuk merr mundimin që t’i kërkojë, t’i çgroposi dhe t’u bëjnë së paku nga një varr.

Erion, ata janë shqiptarë dhe nga familje që e donin Shqipërinë; ata e meritojnë një memorial, madje në qendrën e Tiranës. Por edhe dy shtatoret që propozonte prokurori shqiptaro-amerikan Gjon Junçaj (vrasja e shqiptarëve nga mbretëria serbo-malazeze në 1919 dhe genocidi serb në 1998-1999) janë shumë dinjitozë për vendin tonë.

Natyrisht ti Erion, të kanë urdhëruar për të ngritur një memorial për disa viktima në të ashtuquajturin grusht shteti në Turqi.

Po me urdhër u bënë edhe varrezat greke, aty ku donin qeveritë e shteti fqinj, paçka se ata kanë hyrë si pushtues në vendin tonë dhe asnjëherë si çlirues. (Çudia në këtë vend është se sa herë që ngrihen varreza të pushtuesve ka një heshtje varri të madhe e të përbashkët të dy forcave kryesore politike, një që qeveris dhe tjetra që ndodhet në opozitë, thua t’i kenë blerë të gjithë këta politikanë?!).

Ju, bijtë e pinjollët e atyre që vranë e varfëruan këtë popull, po sundoni e grabisni në çdo gjë dhe i detyroni mijëra shqiptarë të marrin arratinë për bukën e gojës; ju sundoni me të gjithë mënyrat dhe mjetet, luftoni për të siguruar përjetësinë në pushtet.

Ti Erion, je pasuruar me vjedhje e grabitje, madje të gjithë e mbajnë mend edhe dasmën tënde që e bëre dy-tre herë në qendra historike dhe deklarove pa pikën e turpit se të gjitha i përballove me kursimet e mamasë. (Në të vërtetë kursimet e nënës tënde nuk mjaftonin as për një shishe ujë për dasmorët e shumtë).

Ju ngritët në heshtje një memorial turk që s’ka kurrfarë lidhje me ne, me Shqipërinë e djeshme dhe të sotme, por me një pushtet tiranik. Edhe mediat e sundimtarëve e kaluan në heshtje këtë ngjarje të rëndë që na poshtëron të gjithëve; heshti në rresht për një Partia Socialiste, ka heshtur gjithmonë gati Partia Demokratike me përjashtim të Gerti Bogdanit, qëndruan të mënjanuar akademikë, universitarë, analistë dhe shoqëria civile.

Kulmi i turpit ishte një kronikë televizive në Kosovë ku politikanë dhe përfaqësues të komunitetit musliman festonin përvjetorin e vdekjes të sulltan Muratit, pikërisht të atij sundimtari që ka bërë qindra masakra kundër popullsisë sonë për 5 shekuj.

Nëse nuk keni ndër mend ta lëvizni atë memorial apo ta hiqni në heshtje ashtu siç e vutë unë do të sugjeroja që atje, te “Gjiri i kurvave” të shtonit edhe disa memoriale të tjerë: një memorial për diktatorin Enver Hoxha, një tjetër për terroristët marksistë Marks-Engels-Lenin-Stalin, për Pol Potin, një tjetër për Fidel Kastron, Çe Guevarën, Maduron dhe të tjerë vrasës të pamëshirshëm të popujve të tyre.

Në fund të këtij shkrimi do të sillja një prononcim të shkrimtarit tonë të përbotshëm, Ismail Kadare që titullohet “Filozofia e robërisë”.

Video/Ismail Kadare: Filozofia e robërisë

Please follow and like us: