Albspirit

Media/News/Publishing

Bleona Mata, skuadra e Romës publikon njoftimin për zhdukjen e saj

Skuadra e Romës zyrtarizoi ditën e sotme blerjen më të re të këtij ekipi, futbollistin Davide Zappacosta.

Por foto e tij është shoqëruar edhe nga imazhi i Bleona Matës, vajzës shqiptare e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare në Maj të vitit 2010 në fshatin Zapod të Kukësit.

Kjo video u publikua në profilin në Facebook të skuadrës së Romës, ku shfaqeshin krahas futbollistit Davide Zappacoste, edhe persona të tjerë të zhdukur.

Kjo është një fushatë që ekipi italian është duke bërë për të ndihmuar familjarët në gjetjen e personave të tyre të humbur.

Mes tyre në video u shfaq edhe vajza shqiptare Bleona Mata, e  cila rezulton e humbur prej 9 vitesh. Bleona në ditët e sotme duhet të jetë 15-vje dhe  zhdukja e saj vijon të mbetet një mister për shkak të dëshmive kontradiktore.

Pasditën e Majit të vitit 2010 kur ndodhi ngjarja, Bleona ka qenë në kullotë në një terren të vështirë. Ajo ka qenë e shoqëruar nga 5 vajza, të cilat ishin të afërme, ndërkohë që u ngjit në kullotë tek halla e saj.

Sipas dëshmive, halla e saj Alketa u shkëput e para nga grupi i vajzave dhe  hyri në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota.

Ndërkohë edhe vajzat e tjera kanë bërë të njëjtën gjë duke e lënë Bleonën vetëm, e cila më pas në mënyrë të mistershme është zhdukur dhe ende në ditët e sotme nuk dihet vendndodhja e saj.

 

Please follow and like us: