Kundërshtoi dhe dhunoi dy punonjës policie, pranga divjakistit
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Divjakës pasi më herët ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur me grushta dy punonjës të policisë. 27-vjeçari me iniciale E.B, i cili drejtonte një automjet të tipit “Land Rover” ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë nga punonjësve të policisë në rrugën e plazhit të Divjakës. Ai u arrestua në flagrancë nga forcat blu dhe do të gjykohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
Please follow and like us: