Albspirit

Media/News/Publishing

Kush i detyroi punonjësit e fondacionit dhe bankës ‘Besa’ të firmosnin kreditë?

Fondacioni financiar “Besa” ka qenë në lupën e organeve të hetimet, ndërsa dje, shtatë punonjës të këtij fondacioni përfunduan pas hekurave.  Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, arritën të përfitonin me skemën e kredive fiktive shumën prej 3,7 mln euro.

Ditën e sotme, ata dolën para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës la në burg katër prej tyre, ndërsa për dy të tjerë u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”

 

Masa e sigurisë

Arrest me burg: Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, A. A.me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg” pasi ka aksidentuar me vdekje një person.

Arrest shtëpie: Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso

Drejtoresha e filialit të fondacionit “Besa”, Albana Imami ka pranuar para gjykatës se ka dhënë kredi fiktive, ndërsa këtë veprim, ajo e ka argumentoi me faktin se nuk ka qenë fare e vetëdijshme për veprimet që po kryente. Punonjësit e tjerë kanë hedhur akuza të forta ndaj drejtoreshës,  ndërsa thanë se kreditë i kanë firmosur me urdhër të saj. Matilda Domi, njëra nga punonjëset e arrestuar tha se ka firmosur rreth 40  kredi dhe këtë e ka bërë me urdhër të drejtoreshës.

“Kam firmosur 35 deri ne 40 kredi që mendoj se janë fiktive po mi ka urdhëruar drejtoresha”-pohoi ajo.

Orkida Driza e dyshuar në rolin e sekseres ka theksuar së është mashtruar dhe ajo do të bashkëpunojë me organet e prokurorisë.

“Jam e mashtruar do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person që sillja me jepnin 20 mijë lekë të vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”-tha  ajo. Nga ana tjetër, Mihal Hanxhari, shtoi se e ka kuptuar skemën mashtruese të fondacionit “Besa” dhe për këtë kishte kërkuar dorëheqjen.

“Kam kuptuar skemën dhe kam kërkuar dorëheqjen para tre muajsh”- shtoi ai.

Please follow and like us: