Albspirit

Media/News/Publishing

Studentet nga Kosova në Iowa takohen me kandidatin për president në SHBA, Joe Biden

Ruben Avxhiu

Studentet nga Kosova që po studjojnë në Iowa (Ajëua) u takuan dje me kandidat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden.
Fotografinë e botoi në rrjetin shoqëror Tuitër, nga Petrit Selimi, CEO i Fondacionit Millenium për Kosovën që ka siguruar bursat për arsimimin vajzave nga Kosovan ë fushën e energjisë.
Biden është një nga rreth 20 kandidatët që kërkojnë të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Që prej fillimit të anketimeve Biden udhëheq garën e Demokratëve, ndonëse është ende herët për të parashikuar përfundimin.
Shumica e kandidatëve janë përqendruar në Iowa ku do të mbahen edhe zgjedhjet e para në kaukuse, komitete politike që shquhen vetëm në politikën amerikane.
Si senator por edhe si zëvendes-president, Joe Biden ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, pavarësinë e republikës dhe mbështetjen e saj nga SHBA. Ai njeh personalisht shumë anëtarë të komunitetit dhe udhëheqës të Kosovës dhe ka njohuri të mira për Ballkanin.
Takimi me studentet nga Kosova ishte miqësor dhe Kosova ishte temë e bisedës.
Ish-ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Petrit Selimi vlerësoi fakrin që “Zoti Biden ndaloi aq gjatë me studentet dhe partnerët për të diskutuar programet tona të Fondacionit të Milleniumit të Kosovës me Kolegjin e Komunitetit të Des Moines me Rrethina (DMACC).
Debatii radhës mes kandidatëve demokratë do të jetë në muajin shtator, Deri tani politika e jashtme pothuajse nuk është trajtuar fare në këto debate./ylliria press/

 

Please follow and like us: