Vallja çame e Osman Takës ‘ndez’ Italinë
Në kuadër të Festivalit multikulturor në Collecchio të Italisë, është performuar edhe vallja çame e Osman Takës. Në këtë valle, me koreografi nga Albert Bekja, vallëzuan prindër dhe të afërm të fëmijëve shqiptarë të grupit artistik “Mille Stelle”, raporton AlbInfo.ch.
Megjithëse nuk dihet shumë për jetën e tij, thuhet se Osman Taka ka qenë një valltar çam që ka jetuar në shekullin 19, i njohur si biri i atdhetarit Alush Taka. Kjo valle u emërtua sipas tij.
Please follow and like us: