Eva Idrizllari: Pushteti, media, biznesi…
Kur je plotësisht e ndershme, parimore, me karakter dhe moral, në pozicionin si njeri dhe profesioniste, nuk kë frikë ta thuash të vërtetën të plotë, atë që shpesh opinionbërësit e gatuajnë sipas interesit, për çfarë ka ndodhur prej kohësh realisht dhe po ndodh aktualisht në median shqiptare.
Publiku i interesuar ngre shqetësimin për shtypjen e lirisë në media.
Gjithmonë ka patur një shtypje të lirisë, që ka ardhur duke u përkeqësuar nga një despotizëm i skajshëm.
Po pse ndodh kjo?
A mos vallë vetë “media” si instrument i formës së komunikimit nuk i intereson e drejta e lirisë së shprehjes, lirisë së mendimit për të hulumtuar dhe dhënë informacione transparente, objektive, pa ndërhyrjen e autoriteteve të pushtetit?
E vërteta është aq evidente, sado që opinionbërësit i deformojnë, apo i anashkalojnë perceptimet mbi këtë fakt.
E vërteta është se #Pushteti bashkëpunon me #Median, historikisht.
Pikërisht me këtë mision erdhi ndërtimi si instrument biznesi i rrjetit mediatik shqiptar.
#Pushteti & #Media janë bërë për njeri-tjetrin, për të mbajtur njeri – tjetrin.
Kush i kanë mediat?
Klientët e bizneseve, që promovojnë pushtetet në këmbim të privilegjeve dhe përfitimeve publike.
Nëse mediat do të ishin fitimprurëse të pavarura, ato do të ishin edhe luajale në misionin e tyre për një shoqëri demokratike, ku liria e mendimit dhe e fjalës është e rëndësishme për respektimin e të drejtave të njeriut.
Si të tilla, ato do t’i rezistonin çdo shantazhi të autoriteteve të pushtetit.
Por realisht #mediat #janë #në #rol #biznesi #me #pushtetet.
Prej këtej buron gjithe e keqja, që ka “kënetëzuar” gazetarinë e mirëfilltë të vlerave dhe po mbyt lirinë e fjalës.
Kjo është e vërteta. Pikë.