Albspirit

Media/News/Publishing

Hatixhe Byberi, letër publike për kryeministrin Rama dhe trupin diplomatik në Shqipëri

Hatixhe Byberi

 

Për dijeni: Ambasadave perëndimore të akredituar në Shqipëri, Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Presidentit Ilir Meta, institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Unë jam Hatixhe Byberi dhe po të drejtohem jo vetëm si kryeministër, por edhe si prind, si baba, si vëlla, si një qenie njerëzore. Çfarë do i kërkoja institucioneve shtetërore dhe në radhë të parë ty, si kryeministër.

Po të kishe 7 fëmijë e të ishe njëherësh nënë e baba për këta fëmijë dhe të jesh në kushte që të mos të kesh banesë, të kesh një fëmijë të sëmurë me autizëm dhe mos të kesh kurrfarë përkrahjen nga askush, çfarë do të bëje?!

Situata është e tillë në familjen time me 7 fëmijë: T’u refuzohet shkollimi nga fukarallëku e papunësia dhe fëmijët të detyrohen të bëjnë gjëra të ndaluara për të mbijetuar, çfarë do të bëje ti, çfarë do t’i kërkoje kryeministrit, po ti kishe fëmijët pa bukë, çfarë do bëje po të të hiqnin dhe përkrahjen sociale thjesht se je vejushë dhe të ndihmonin vetëm shoqatat muslimane?!

Çfarë do kërkoje nga Ministria e Arsimit apo më poshtë nga institucionet arsimore, më thjesht nga shkollat kur të lënë fëmijën në klasë, në lëndën e historisë, thjesht nga një shaka adoloshentësh dhe fëmija detyrohet të marrë rrugën e gabuar për fajin e keq-menaxhimit të arsimit, çfarë do bëje kur shoferët e autobusëve bezdisen nga një britmë e një fëmije me autizëm, çfarë do të bëje kur sëmuresh dhe ke frikë të shkosh në spital se nuk të prekin me dorë, por të tregojnë adresat e shumta të funeralëve me emra emocionues ‘Shpresë’, ‘Paqe’, ‘Mirësi’, ‘Jetë e amëshuar’ dhe të kthejnë në arkivol, çfarë do i kërkojë Edi Rama si prind kryeministrit Edi Rama?!

Tani po të drejtohem ty si kryeministër: Çfarë do të bësh për mua sepse je i votuar nga populli, çfarë do të bësh për gra si puna ime që janë kryefamiljare, që janë burrë e grua njëheri, që shteti i ka braktisur në çdo aspekt.

Please follow and like us: