Albspirit

Media/News/Publishing

Serxhio Veizi, shqiptari i vdekur sot në Itali

Është identifikuar shqiptari që u gjet i vdekur ditën e sotme në një makinë në Itali. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Serxhio Veizi.

I riu është gjetur i vdekur nga policia italiane brenda makinës së tij të tipit ‘Volkswagen Polo’ dhe  ka qenë një plagë e bërë nga një armë zjarri ajo që i ka marrë jetën. Pranë trupit të viktimës është gjetur gjithashtu arma e krimit.

Hetimet e deritanishme  të policisë nuk kanë mundur të vërtetojnë ende nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një vetëvrasje.

Ka qenë një telefonatë e bërë tek forcat blu çka çoi në gjetjen e makinës dhe më pas të trupit të 27-vjeçarit.

Veizi jetonte në Bari dhe sipas hetimeve rezulton se e shkuara e tij lidhet me disa precedentë nga bota e drogës. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje vijojnë.

Please follow and like us: