Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Enriko Ceko: Kazma që shkatërroi 450 kinema dhe teatro!

Sipas të dhënave statistikore, në periudhën e viteve 1985 – 1992 nëShqipëri ka patur rreth 450 kinema, salla teatrore, pa përfshirë këtu shtëpi kulture nëpër fshatra e lagje qytetesh, pallate kulture në qendrat e qyteteve dhe salla për shfaqje në repartet ushtarake anë e mbanëvendit, por duket se kjo periudhë ka mbetur në kujtimet e nostalgjikëve dhe dashamirësve të artit e kulturës dhe specifikisht të atyre që duan filmit, teatrit dhe veprimtaritë e tjera kulturore dhe artistike, të cilat për hir të së vërtetës në periudhën 1970 – 1990 kanë qenë të shumta dhe tëmirëorganizuara, marrë këtu në konsideratë edhe investimin propagandistik të fuqishëm të regjimit të asaj kohe.

Sot, gjendja paraqitet tërësisht ndryshe. Nga të tëra këto salla kinemash, teatrosh e shtëpish kulture, ka mbetur vetëm një numër shumë i vogël prej tyre, ku edhe jeta kulturore – artistike është mjaft e varfër si në numrin e veprimtarive, ashtu edhe në cilësinë e tyre.

Shqipëria e viteve të para të shekullit të kaluar ka qenë mjaft ekstreme. Kishte varfëri në fshatra e qendra të tjera të banuara dhe kishte nga ana tjetër një dëshirë për art, kulturë, zhvillim, perëndim. Krahas gjendjes së vështirë ekonomike, në qytezat kryesore të vendit shtresat e pasura dhe me kulturë përpiqeshin që të ecnin me kohën. Kjo ka ndodhur edhe me kinemanë. Është fakt i pamohueshëm se zhvillimet e kinematografisë botërore erdhën edhe në Shqipëri relativisht shpejt.

Sipas të dhënave, kinemaja e parë në Shqipëri është hapur në në vitin 1914, në një pjesë të shtëpisë së Kolë Idromenos, nga një austriak i quajtur Josef Stauber. Kinemaja kishte emrin “Grand Skioptiko.

Janë austriakët që në vitin 197 hapën edhe në Tiranë kinemanë e parë, që ishte një kinema verore e quajtur “FeldKino”, që ishte në Lagjen Fortuzi të asaj kohe, në Lulishten “Orient”.

Më tej, është një person i quajtur Kojdhel Zilja, që hap në Vlorë nëvitin 1920 kinema “Përparimi” dhe në Korçë hapen kinematë“Moderne” dhe “Amerika”.

Në Tiranë në ato vite hapet një kinema në pronën e një familjeje që e ofroi vendin për kinema. Kjo tokë ishte pranë një kafeneje që thirrej kafe “Liria”.

Në 22 qershor 1922, në Tiranë u çel kinemaja Nacional (që më vonëmorri emrin 17 Nëntori), që ishte një ngjarje e madhe kulturore dhe artistike për kohën dhe më tej në vitin 1925 krijohet shoqëria e parëkinematografike shqiptare e quajtur “Kinema – Theatër Nacional”, nga Vëllezërit Beshiri dhe Xhuf Koljaka, Ferit Vokopola dhe Alqi Hodbari.Kjo shoqëri hapi degë në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat, Gjorokastër, Pogradec, Kavajë, etj. Me vonë në këtë shoqëri mbetënvetëm dy ortakë, vëllezërit Jusuf dhe Hysen Beshiri, që ua blenëaksionet ortakëve të tjerë.

Në mes të filmave që shfaqeshin në këto kinema jepeshin edhe pjesëartistike, skeçe, etj, me artistë vendas dhe të huaj.

Më tej, përgjatë periudhës 1930 – 1938 Shoqëria “Nacional botonte”edhe një revistë “Kino – Sport” dhe dërgonte në festivalin e Venecias me shpenzimet e saj gazetarë, të cilët bënin rolin e reporterit dhe tëagjentit të filmit.

Në vitin 1930 kjo kinema në Tiranë adaptohet edhe për filmat me zëdhe asaj i shtohet edhe kinemaja verore.

Në datën 27 Korrik 1937 në këtë kinema është dhënë shfaqja e parë e filmit me zë, “Vjedhësi i zemrave”, me aktorët Armando Falconi, Meri Kid, etj. Në periudhën 1938 – 1943 kinema “Nacional” u quajt kinema “Rex”.

Në vitin 1941 nga salla e kinema “Nacional” filloi edhe demostrata e fuqishme antifashist e datës 28 Nëntor 1941. Më tej në periudhën 1943 – 1946 kjo kinema u quajtu përsëri “Nacional” dhe më tej, në vazhdimKinema “17 Nëntori”. Kjo kinema ju kthye pronarëve në vitin 1991 dhe më tej u shndërrua në sallë për seanca spirituale dhe më tej në sallëpër lojra fati, deri sa u shemb në shkurt 2003.

Pothuajse paralelisht me Kinema “Nacional Kinema”, filloi tëfunksiononte edhe Kinema “Gloria” (që më vonë u quajt kinema “Republika”).

Në atë kohë në Tiranë në ansamblin e ndërtesës së princeshave (motrave të Mbretit Zogu I) kishte edhe një sallë filmi, ku shfaqeshin filma për familjen mbetërore dhe shërbente edhe si sallë pritjesh e filmash për të ftuar të rëndësishëm të asaj kohe. Kjo sallë kinemaje ka shërbyer për periudhën 1930 – 1938 sa më lart dhe më vonë nëperiudhën 1945 – 1951 ka shërbyer edhe si sallë kinemaje për hierarkinë e regjimit të asaj kohe, sepse ndërtesa menjëherë pas luftës shërbeu si zyra për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste.

Gjatë periudhës midis dy luftrave botërore Benito Musolini ndërtoi CineCita dhe paralelisht me këtë, ai u investua invididualisht në para dhe emocionalisht përgjatë viteve 1927 – 1939 në ndërtimin e disa kinemave të tjera në Tiranë, si Kinema “Tomorri”, Kinema “Savoja” (Teatri Kombëtar), kinemaja brenda ndërtesës ku sot është Akademia e Arteve, në të cilën ishte edhe Qendra Kulturore e Ushtrisë italiane, nëkohën e luftës së II Botërore.

Përgjatë periudhës përpara luftës dhe gjatë saj, në kinematë e kohës ufut edhe reklama, që spjegonte mjaft mirë edhe sensin e biznesit qëkishte filluar në atë kohë në vend, sidomos me marrëdheniet tregtare me Italinë. Rëndësia që kishte arti dhe kinemaja në veçanti për kohën duket edhe në disa botime dhe ligje të asaj kohe që rregullonin çështjet e pagesës së taksave nga këto shoqëri private.

Në kinema Savoja përveç filmave dhe shfaqjeve të tjera, duhet theksuar se në 9 – 12 prill 1940 është zhvilluar edhe Festivali i Parë i Këngës Popullore Shqiptare, në të cilin interpretuan artistët e mëdhenj tëkëngës shqiptare këngëtarët dhe instrumentistët Marie Kraja, Tefta Tashko, Lola Gjoka, pianisti Tonin Guraziu, rapsodi i madh Gjergj Pëllumbi dhe janë hapur edhe ekspozita, si ajo e piktoreve motrat Androniqi dhe Sofia Zengo.

Fondacioni “Skënderbeg”, që funksiononte në këtë ndërtesë kishte nëkëshillin drejtues emra të njohur të artit dhe kulturës shqiptare të tillë si Gjergj Bubani, Odhise Paskali, Vangjel Koçe, Bahri Omari, Kristo Kono, etj dhe në këtë ndërtesë kryente veprimtarinë edhe Insttuti i Studimeve Shqiptare, nën kujdesin e të cilit në ndërtesën e Kinema “Savoja” u zhvillua në 9 – 13 Prill 1940 edhe Kuvendi i Studimeve Shqiptare. Në këtë ndërtesë janë hedhur edhe bazat e para për Fjalorin e Gjuhës Shqipe dhe për Enciklopedinë Shqiptare, etj.

Kinema “Tomorri”, kinema “Savoja” dhe kinemaja e ndërtesës ku sot është Akademia e Arteve, janë ndërtuar me financim të qeverisëitaliane paralelisht me krijimin në Itali të qendrës së madhe kinematografike “CineCita”. Këto tre kinema, por kryesisht kinemaja e Akademisë së Arteve u ndërtua nga ana e ushtrisë italiane dhe deri nëvitin 1945 funksionoi si e tillë.

Në kinema “Tomorri” gjatë luftës shfaqeshin filma dokumentarë dhe artistikë për ushtrinë italiane dhe qytetarët e tiranës dhe në vitin 1946 kjo kinema merr emrin kinema “Brigada”, që e ka kryer funksionin e saj deri në vitin 1970, kur morri funksionin e një ndërtese administrative, dhe sot është selia e Partisë Socialiste

Pas luftës kinematë u shtetëzuan dhe aty u organizuan gjyqet e para kundër atyre që mendonin ndryshe nga regjimi në fuqi. Për shembull nëkinema “Nacional” u zhvillua gjyqi kundër deputetëve, në kinema “Gloria” gjyqi kundër armiqve të pushtetit dhe në kinema “Brigada”(sot ndërtesa e PS), gjyqi kundër gjeneral Teme Sejko-s.

Gjatë periudhës së regjimit diktatorial në mbarë vendin edhe në Tiranëu ndërtuan shumë kinema dhe salla për shfaqje artistike. Në Tiranëmund të përmendim Kinemanë e qytetit Studenti, kinemanë e Institutit të Lartë Bujqësor dhe kinema Tekstilisti, në lagjen Nr 6, Kombinat si dhe një kinema në Laprakë. Paralelisht funksiononin edhe kinematë nëlagjen Ali Demi, pallatet Agimi dhe kinema Dajti.

Në fund të viteve 1980 në Tiranë kishte një kinema për rreth 25.000 – 30.000 banorë.

Padyshim që një kinema kishte edhe në Bllok, ku Familja Hoxha, përveç se shikonte filmat së bahsku me të fuar të tjerë, organizonte atje edhe pritje e përcjellje qeveritare. Kjo kinema me një numër të kufizuar karrigesh u krijua në një pronë, vilë të familjes Kote, që u shtetëzua nëvitin 1947. Kjo kinema shërbente edhe si skenë ku nivelet e larta tëkulturës së regjimit diktatorial ngrinin komisionet për aprovimin e filmave vendas dhe të huaj që duhet të shfaqeshin për publikun. Përveç kinemave, kishte në çdo lagje shtëpi kulture për fëmijë dhe të rinj, fusha e komplekse sportive, etj.

Kësaj situate nuk kishte se si t’i shpëtonte edhe pjesa tjetër e vendit. Për ehsmbull në Korçë, kinema “Majestic”, që më vonë morri emrin kinema “Morava” u dogj, u rimëkëmb, më tej u bë bingo, më pas u kthye në identitet dhe në fund u mbyll, kur përpara saj u mbyllën edhe biblioteka e qytetit dhe pallatit të kulturës. Koròa e kulturës tashmë nuk ka as kinema, as bibliotekë dhe as pallat culture.

Në Vlorë, ka patur pallat kulture, kinema dhe teatër, tashmë nuk ka asnjë prej tyre.

Në Elbasan ka patur një kinema, “11 nëntori”, që nuk është më.

Në Shkodër ka patur disa kinema, por ajo më e njohura kinema “Republika”, tashmë nuk është aktive.

Durrës ka patur disa kinema si “Kino Iliria”, ndër më të vjetrat nëqytet, që tashmë mbi të është ndërtuar një pallat shumëkatësh. Edhe njëpronë e familjes Haveriku, në Durrës, u kthye në kinema që gjatëluftës, dhe më pas u kthye në objekt tjetër dhe përsëri në vitin 1970 u bë përsëri kinema me emrin “14 nëntori”. Kjo kinema nuk arriti tëringrihej edhe pse në vitin 2004 pati një iniciativë për të ndërtuar atjekinema “Colosseu”.

Në Durrës kanë qenë edhe Kinema “Savoja” dhe kinema “Gloria”, si dhe ishin edhe kinema “Nacional”, kinema “Duca d’Aosta”, ndërsa nëShkozet ishte kinema “Simoncini”, që së bashku me kinema “Skënderbeu” dhe kinemanë e klubit rinor “Garibaldi” dhe me kinema “Esperia”, i jepnin jetë artistike qytetit bregdetar. Në kinema “Esperia” pas luftës u zhvilluan edhe ditës e poetekës me krijime të At Vinçens Prenushit, të cilin, menjëherë pas kësaj veprimtarie e arrestuan, për t’a akuzuar si tradhëtar.

Edhe në plazh në Durrës kishte një kinema verore, kinema “Iliria”, me rreth 600 vende.

Në Kuçovë, në vitin 1936 italianët ndërtuan një kinema, e cila tashmë ka emrin e aktorit Kadri Roshi. Kjo kinema në vitin 1997 u shkatërrua tërësisht, por Skënder Jaçe e ktheu atë përsëri në kinema funksionale.

Unë vetë kam dhënë shfaqje në disa nga skenat e sipërpërmendura, kryesisht gjatë pjesëmarrjeve në veprimtari kombëtare artistike dhe një koncert recital në vitin 1990, por do theksoja se kam patur rastin që të këndoj edhe në skenat e kinemave, teatrove dhe shtëpive të kulturës nëFushë Arrëz, Mamurras, Fushë Krujë, Poliçan, Delvinë, Tepelenë, Librazhd, Peshkopi, etj, salla që tashmë, fatkeqësisht, nuk ekzistojnë.

Dikur, rreth 30 vite më parë kemi patur rreth 450 kinema e teatro, ndërsa tashmë “është katandisur kokoshi një thelë”, gjë që më kujton kazmën që shkatërroi kishat dhe xhamitë në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës dhe që më sjell ndërmend dramën e Shekspirit “Hamleti”, qënë skenën V, akti I, me kafkë në dorë, i thotë shokut: “brenda kësaj kafke dikur ka patur një gjuhë që dinte të këndonte…”.

Shënim: Unë këtë shkrim e kam realizuar duke përdorur materiale të marra nga interneti, materiale për të cilat falenderoj nga zemra të tërë ata që kanë kontribuuar për shkrimin e historive të kinemave në Shqipëri. Për më tej, unë do jem shumë mirnjohës, nëse shkrues dhe hulumtues të tjerë do të mund të shtojnë në këtë shkrim, fakte dhe të dhëna të tjera dhe të përdorin faktet dhe të dhenat e këtij shkrimi për të ndërtuar shkrime të tjera edhe më të plota.

Please follow and like us: