Henri de Toulouse: Në pritje të Jeanne d’Armagnac…
Unë jam vetëm gjithë ditën, lexoj nga pak, por më zë koka. Vizatoj dhe pikturoj, sa më shumë që të mundem, aq shumë saqë më lodhen duart dhe kur fillon të errësohet pres të shikoj nëse Jeanne d’Armagnac (kushërira) do të vi dhe do të ulet pranë shtratit tim. Ajo vjen ndonjëherë dhe përpiqet që të më heqë mendjen dhe që të luajë me mua dhe unë e dëgjoj teksa flet por nuk guxoj ta shikoj, ajo është kaq e gjatë dhe kaq e bukur. Unë nuk jam as i gjatë dhe as i bukur.
Henri de Toulouse, Rue de Moulins, 1894.
Please follow and like us: