Rikela Fusha: Ne po jetojmë mbi gjakun e martirëve…
Isha në vit të parë të gjimnazit kur mora në duar librin ‘Rrno vetëm për me tregue’, nga At Zef Pllumi.
Realiteti i diktaturës përshfaqej si një klithmë që kërkonte kthim kokash pas, për përkujtim, por mbi të gjitha për reflektim.
Në librat e Historisë, që shkarazi përmendnin komunizmin, më tepër për kooperativizimin dhe arsimin e detyrueshëm, ishin (janë) larg të vërtetës që duhet të pasqyrohet tashmë për brezat e rinj.
Nxënësit në bankat e shkollës, duhet ta dinë që ai sistem, vrau, burgosi, torturoi paraardhësit tanë, zhduku pa mëshirë ëndrrat e elitës intelektuale, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Havzi Nela etj (pa fund)…
Sot kur Shqipëria zvarritet dëshpërimthi për t’u integruar, një ndër argumentat që preferoj të shtoj pas të famshmes klauzolë ‘ky vend s’bëhet’, është: Ne po jetojmë mbi gjakun e martirëve dhe s’do ecim kurrë përpara pa kërkuar falje e gjetur prehje për të shkuarën. Shpirti i tyre, idealet e tyre nuk mund të falin!…