Albspirit

Media/News/Publishing

Shkoder/Dorëhiqet kreu i hetimit tatimor, Agim Shimaj

Jep dorëheqjen drejtori i hetimit tatimor në Shkodër, Agim Shimaj, i emëruar më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Denaj. Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e kryesisë së partisë Socialiste me drejtorët e kryeqendrës së veriut . Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e Partisë Socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme . Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të Partisë Socialiste në Shkodër. Pas urdhrit të Ramës ditën e djeshme, sot kanë dhënë dorëheqjen 8 drejtorë rajonalë në Shkodër. Urdhri i Ramës u bë publik dhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak në Shkodër, Brisela Kadia, e cila u shpreh se zëvendësimi i tyre do bëhet me gra. Sot 8 drejtorë kanë zbatuar urdhrin e Kryeministrit dhe kanë dhënë dorëheqjen.

Please follow and like us: