Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Misioni im…të bëj njerëz të buzëqeshin 

Fotografia e Xhoi Jakaj

Prej një muaj po punoj me një grup vullnetar për të ndihmuar disa familje që kanë fëmijë me “Probleme Autizmi”.
Ne nuk mund të ndryshojmë jetën e tyre, por arritëm ta përmirësojmë atë me disa elementë jetësorë si:
1-Kurse të ndryshme,
2-Terapi në grup,
3-Element artistik,
3-Pako për fillimin e shkollës për fëmijët,
4-Pako ushqimore për prindërit,
5- Një aktivitet i madh artistik ku performojnë vetë fëmijët.
E vështirë, por ia dolëm…
Nëse ke shpirt human, gjithnjë arrin të realizosh vepra të mira që lënë gjurmë në jetën e njeriut.
Ky është misioni im…të bëj njerëz të buzëqeshin me disa grimca dashurie që mundohem të shpërndaj kudo ku punoj dhe jetoj…
Unë aspiroj për një shoqëri paqësore!

Fotografia e Xhoi Jakaj

Please follow and like us: