Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilli bashkiak i Korçës dëmshpërblen Ligoraq Karamelon për dëmet e tërmetit

Këshilli bashkiak i Korçës ka miratuar listën e familjeve që do të dëmshpërblehen ose do të përfitojnë ndihmë financiare nga pasojat e tërmetit të 1 qershorit. Në listën e familjeve që do të përfitojnë dëmshpërblim është edhe deputeti i listës së Partisë Demokratike, Ligoraq Karamelo. Komisioni i Këshillit bashkiak pas verifikimit ka vendosur për Karamelon një dëmshpërblim me vlerë 110 541 lekë.

Nga lista e miratuar do të përfitojnë ndihmë financiare 298 familje të bashkisë së Korçë. Vlera totale e dëmit që do paguhet për këto 298 familje shkon në 26,663,137 lekë. Partia Demokratike reagoi për miratimin e kësaj liste duke deklaruar se janë favorizuar persona që nuk kanë nevojë emergjente për strehim.

Ligoraq Karamelo pranoi të marrë mandatin e deputetit në Parlament duke dalë kundër vendimit të partisë së tij. Tashmë ai do të përfitojë si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga tërmeti një shumë që është afërsisht sa rroga e tij mujore që përfiton si deputet.

Please follow and like us: