Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Një libër kurues për neo-osmanët dhe neokomunistët shqiptarë…

 Fotografia e Ndue Ukaj

Ky libër është ilaç dhe i kuron neoosmanët dhe neokomunistët shqiptarë…

Kombi shqiptar nuk është edukuar sa duhet me lirinë oksidentale, si frymë dhe koncept jete, prandaj ka ra shpeshherë në despoti orientale. Ky kurth për shqiptarët vazhdon të jetë i hapur edhe sot, kur dihet se ka mendje të sterilizuara, që më shumë e duan kulturën e sunduesve, sesa te tyren. Të tillë ka shumë dhe ndonjëherë janë edhe mes nesh dhe si djalli për interesa të veta, citojnë Biblën.

Ky libër fantastik i Paulin Margjokajt është ribotuar sivjet. Ai ka dalë nga geni françeskan, gen ky që kulturës shqiptare i dha vepra kapitale dhe të pazëvendësueshme në historinë e kulturës dhe të identitetit shqiptar.

Në këtë libër të shkruar me dije, dashuri e kulturë mahnitëse, autori që fliste kush janë vërtet anmiqtë e Shqipnisë, dhe polemizonte ashpër dhe me fakte me mbrojtës të otomanizmit ndër shqiptarë, tani flet si ra murtaja komuniste dhe deformoi qenien njerëzore, në rrafshin universal e nacional. Ai flet edhe për plot tema aktuale, që lidhen me homusin shqiptar. Ndërkaq, esue “Liri perendimore apo despotí lindore” flet me argumente dhe shkathtësi analitike për këto dy botë dhe si i tillë është i këshillueshëm dhe i vlefshëm për secilin lexues.

Please follow and like us: