Brunilda Spiro: Vjeshtë në park, (jo në shpirt)!
Thitha çdo miligram oksigjen
Mushkëritë dhe shpirtin ta pastroja
Pastaj me dashje e “ndota” me të gjelbër
Të kafenjtë dhe të kuqerremtë
Më “ndotin” ngjyra që përzihen
Me kafenë e ngrohtë të tokës
Të kuqerremten bronxi të gjetheve
Të cilat vrapojnë të bien në tokë
Të etura për të provuar dhimbjen e tretjes
në thellësinë e saj të kadifenjtë ledhatare
në dhimbje shtypen nën hapa kalimtarësh
ujë lëshojnë nga afshe të patreguara…
Si bukën të dua moj natyrë
Ashtu thjesht të shijoj
Pa pasthirrma, ekzaltime e drithërima
Të nuhas, të thith, të kapërdij…
Please follow and like us: