Albspirit

Media/News/Publishing

Dritan Haxhiraj: Italia dhe SHBA!

 

Image result for dritan haxhiraj

Dritan Haxhiraj

 

 

Qeveria e re në Romë është fitorja e radhës sesi politika amerikane në Mesdhe triumfoi mbi humbësit tradicionalë të shekullit XX. Por kjo nuk është vetëm fitore për Demokracitë ajo i sjell dinjitetin një vendi strategjik të NATO-s dhe BE në sytë e botës. Italisë…

Po si arritën amerikanët të mbyllnin këtë mekanizëm të frikëshëm që ishte hapur në brigjet e jugut të Italisë? Përse amerikanët arritën ta mbyllnin problemin pa u shtrirë edhe më gjerë në Rajone? Italia është shembulli i ekselencës në botë sesi të ndihmohet një komb në vështirësi jo vetëm në tokë por mbi të gjitha në det. Nga 2 persona të shpëtuar në det 1 është gjallë sot në Mesdhe nga Marina Luftarake Italiane.

Kjo është e dhëna statistikore që të bën të mendosh thellë se çfarë ka ndodhur këto vite me BE sesa e detajuar ka qenë kjo ndihmë duke patrulluar brigjet greke, malteze, spanjolle deri në ato franceze. Mbi këto të dhëna statistikore i gjithë spektakli i frikshëm që një parti kishte “tharë trurin” e popullit të vet me propagandën e 14 muajve duhej ndaluar.

Amerikanët njohin mirë vitalitetin e italianitetit dhe skenat e racizmit dhe të përbuzjes humane nuk mundëson kurrë të ofendonin një nga kulturat lider në botë. 60 milionë banorë nuk mundeshin kurrë të uleshin në këtë nivel. Por nëse nga një anë mediat planetare paraqisnin këtë klimë të re politike të linjës Salvini, diplomacia amerikane kishte marrë vendimin politik se Italia duhej të kthehej aty ku kishte pasur vendin gjithmonë dhe për këtë të gjitha dosjet politike filluan të merren seriozisht nga Washingtoni. Ajo fillonte me dosjen 5G ku influenca kineze në disa ndërrmarje publike por edhe private vinin në alarm Aleancën Atlantike. Por nëse këtu amerikanët ngritën zërin disa herë ajo që nuk falën me politikën ekonomike të Romës ishte projekti i TAP-it aty ku amerikanët kanë investuar në disa vende të rajonit e më gjerë.

Paqartësia e Romës për mos fillimin e punimeve në brigjet e Puglias duke futur dhe uljen e investimeve për blerjen e avionëve ushtarakë F-35 do të gjente konfirmimin në këto orë të përjashtimit nga kabineti i ri i ministres së mbrojtjes. Po kthen Washingtoni në binarët e duhur politikën e Romes? Javët që do të vijojnë do të jenë prova e madhe sesi ekonomia do të reagojë sesi ajo do të flas. Nëse ekonomia do të zgjohet Italia, jep shembullin e parë se Demokracitë janë në rrugën e duhur se ato 14 muaj janë shembulli më i keq se padituria dhe institucuonet trajtohen me seriozitet.

Disa parti kanë lindur në sheshe e vdesin në sheshe. Disa parti kanë dhënë këtë shije të hidhur në historinë europiane. Institucionet udhëhiqen nga shkolla nga dija dhe mbi çdo gjë nga Humaniteti. Dhe këtë Washingtoni nuk mundet kurrë ta anashkalojë. Histori e saj flet me pragmatizëm. Historia i jep të drejtë. SHBA dhe Roma nga sot janë shumë më afër.

Mesdheu nga sot merr oksigjen. Roma e meriton këtë.

Please follow and like us: