Dritan Haxhiraj: Sabina Darova promovon librin e fundit poetik në Krujë dhe Shkodër
Sabina Darova: “Ecin plepat pranverës, ajri çmendet nga puthjet”
Me Krujën në zemër dhe e edukuar me kulturën shkodrane që në djep Sabina Darova këto ditë i paraqet publikut shqiptar librin e saj të fundit, vëllimin poetik “Dritë në lëkurë”.
Në datë 4 shtator ora 17:00 Sabina do të prezantojë vëllimin poetik ” Dritë në lëkurë” pranë Hotel Panorama në Krujë dhe në 9 shtator, ora 19:00 pranë Galerisë së Arteve “Oda” në Shkodër.
Sabina Darova, lindur më 19.02.1967 në Shkodër dhe rritur në Krujë, ka mbaruar studimet për gjuhë e letërsi në Tiranë, 1993.
Jeton në Itali prej 1994 ku punon si mediatrice kulturale prej 20 vitesh. Fituese e çmimit Torino Film Festival me tregimin “T’i mesosh dashurinë ajrit” 2017. Fituese e çmimit të dytë në konkursin e organiziuar nga Shtëpia Botuese e Universitetit të Mantovës me tregimin “ Shtëpia e askujt” 2017. Vendin e pestë në Konkursin e organizuar nga Shtëpia Botuese Torineze me tregimin “I gjithë faji është i qiellit” 2018.
Publikimet e Sabinës në ndihmë të Migracionit Shqiptare në Itali janë pjesë e disa portaleve ku në mënyrë të vazhdueshme ajo ka dhënë kontributine e saj për ngritjen e vlerave të shqiptarëve kudo ata ndodhen duke qenë në rreshtin e parë.
Publikime
- Dritë në lëkurë, 2019. Përmbledhje poetike.
- Flakë në qilar, 2018.
- Përkthim në shqip “Aventurat e Florit” të Amazona Hajdaraj, 2019.
- Përkthime në italisht poezi të Hamdi Meçes, Dhimitër Pojanaku, Xhabir Tabaku, Eloi Xhoi, Haiku të Ylli Demnirit.
Presidente e shoqatës kulturore “Alb Art”, organizuese të mjaft takimeve me piktorë, fotografë e shkrimtarë shqiptarë me banim në Itali, Shqipëri dhe Kosovë me qëllim promovimi i artistëve shqiptarë.
SABINA DAROVA
HAIKU
Çantë e kuqe
udhëton mbi shpinë distanca
rrahjet kush di t’ja masë?!
Ecin plepat pranverës
mbathur pantofla pushbardha
ajri çmëndet nga puthjet.
Mollës i hyri krimbi
e hëngri nga pak.
…i la ngjyrën.
Tenxherja e rrëzoi kapakun
dhe retë
morën dhenë.
Në bar, filxhanin e kafesë
e marrin nëpër gojë
lugët…