Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Lagur në shi

 Fotografia e Mimoza Bici

Lagur në shi
shpirti im
Ti lot shkarkuar
dhimbjes sime
Rrëmben erërat
valëzuar dallgëve
Çfarë të kam bërë
e mira ime?!
O vesa kristalt
tek shuhesh nën rreze
Petale delikate
e bukura ime.

Zoti nuk din të bëj dashuri
jeta ime
ndryshe tek ti do vdiste një ditë.
Më la mua të bëj këtë mëkat
e unë trazoj biblat e kuran
e çfarë nuk bëj marazeve të mia
mes turmash hedh helm
bëj sikur del diell
e hëna ndriçon.
Mallkuar qofsha që të linda kaq vuajtje,
por nuk mundem ndryshe
të jetoj.
Lagur në shi
shpirti im.
Ka aq mall për ty
ta dish…
Se me rininë djalëria flakëron
Më tutje…
Ah, s’ka zot që më qetëson.

(Mimoza Bici, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë, shtator 2019).

Please follow and like us: