Albspirit

Media/News/Publishing

Refoma zgjedhore, zyrtari i DASH takon Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin

Featured image of article: Refoma zgjedhore, zyrtari i DASH takon Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin: Kemi marrë mbështetjen e tyre

Deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kanë zhvilluar një takim me drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. David Kostelancik.

Ka qënë Hajdari ajo që ka bërë të ditura detajet e takimit me Kostelancik pasi ky i fundit ka takuar disa prej zyrtarëve më të lartë në vend.

Postimi i Rudina Hajdarit:

“Bashkë me Ralf Gjonin kemi takuar drejtorin e ri  David Kostelancik me të cilin kemi diskutuar për reformën zgjedhore. E lumtur që kemi marrë të gjithë mbështetjen e tyre për reformën zgjedhore,”-shkruan Hajdari.

Ditën e sotme zyrtari i DASH David Konstelancik ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë dhe ka zhvilluar takime me krerët politikë në vend. Konstelancik ka zhvilluar takime me kryopozitarin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë këtyre takimeve, diplomati i karrierës Kostelancik ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin politik. Gjithashtu në focus të bisedave ka qenë edhe vendimi për hapjen e negociatave në mes të Tetorit për Shqipërinë.

Please follow and like us: