Albspirit

Media/News/Publishing

Rrumpallë me paratë publike, nisin hetimet për Gjonajn, Peleshin dhe Maznikun

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku për shpërdorim detyre. Ditët e fundit në media janë publikuar dokumente që tregonin se Gjonaj ka paguar 700 euro për të qëndruar një natë në një hotel në Itali, ndërsa Mazniku, sipas opozitës, pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderëve publike të kryeqytetit.

Po ashtu verifikime kane nisur dhe për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.  Ky i fundit dyshohet se ka “lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për lëshimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret për kultivimin e frutave dhe perimeve duke sjellë probleme për shëndetin. Silicon Mix ishte bllokuar nga AKU por me një urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Kjo gjë është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin. Nisur nga të gjitha këto fakte, më herët gjatë ditës Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion pa cënuar hetimin, Prokurorisë së Tiranës për mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje.

Please follow and like us: