Tirana tronditet nga arrestimet e bujshme të biznesmenëve të njohur
Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Policia e Tiranës ka bërë një seri arrestimesh në kryeqytet. Mësohet se në pranga kanë rënë mbi 10 persona, mes të arrestuarve janë biznesmenë të njohur. Nga të dhënat bëhen me dije se të arrestuarit i kanë shkaktuar miliona lekë dëm shtetit. Biznesmenët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Aksioni ka nisur prej dy ditësh dhe vijon ende në këto momente. Ky aksion është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit mes Prokuroria e Tiranës dhe Hetimin Tatimor, ndërkohë që me çështjen po merret personalisht prokurorja Elisabeta Imeraj dhe Val Prenci.
Please follow and like us: