Ministri Lleshaj takon Presidentin e Policisë Federale gjermane
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka publikuar në “Twitter” pamjet e takimit me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann, ndërsa flet për bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Shtetit. Lleshaj thotë se ky takim konfirmoi edhe perspektivën më të mirë në fushat e kontrollit të kufirit.
“Takimi me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe perspektivën edhe më të mirë në fushat e kontrollit të kufirit, forcave speciale dhe arsimimit policor 🇦🇱🇩🇪🇪🇺”, shkruan Lleshaj.
Please follow and like us: