Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti Kulinar ‘Neranxi’ starton bashkëpunimin me homologët në Kinë

Fotografia e Instituti Kulinar Neranxi

 

Gazetari dhe publicisti Artur Nura, në cilësinë e drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, pranë Institutit Kulinar ‘Neranxi’ u takua dje me znj. Gao Xun, përfaqësuese e Unionit Universitar të Turizmit në Pekin, ose drejtore e Departamentit të Bashkëpunimit dhe Shkëmbimit Ndërkombëtar të Turizmit në këtë universitet.

Takimi u realizua me mbështetjen e Ambasadës Kineze në Tiranë dhe ishte shumë i frytshëm.

Instituti Kulinar ‘Neranxi’ tashmë është afër një bashkëpunimi të ri plote prespektivë pozitive të kulinarisë në turizmin ndërkombëtar dhe, shumë shpejt do të realizohen shkëmbime eksperiencash e programesh midis dy institucioneve arsimore.

Nxënës dhe dhe docentë të Institutit Kulinar ‘Neranxi’ do të mund të realizojnë kurse kulinarie në Kinë dhe të rinje kinezë nëpërmjet zyrës së znj. Xun do të realizojnë kurse të kuzhinës dhe pasticerisë shqiptare pranë Institutit Kulinar ‘Neranxi’.

Gjuha kineze dhe gjuha shqipe mund të bëhen pjesë e kurrikulave të të dy institucioneve arsimore.

Duket se viti shkollor 2019 – 2020 për nxënësit dhe docentët e shkollës më të madhe të kulinarisë në rajon po vjen i mbarë.

Mirëardhshi në 16 shtator ditën e fillimit të shkollës dhe me shumë suksese.

Please follow and like us: