Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Nën qiellin qelq

Fotografia e Sadik Bejko

Zog, o zog, që kaq këngë më mbledh në
fyt. Një re me grurë e me kokrra rrushi
më fluturoi për në tokën e pëllumbave.
La trutë e mi shpërndarë si thekë shiu,
lumin me myk buke të mbetur ujërave.

Të lutem, shëromë o sëmundja ime e fundit..
Si plakë me dritën e ditës nën nallane,
jeta po më ikën, krejt më hedh për ane.
ty të lutem pëllumb, ty me dritë në sqep:
sëmundja që mëkoj, vallë foshnjë në djep?

Të lutem, më fol. Zjarr-sëmundje? Flakë
në tru, epidemi në qytet? Plumb kokës?
Sytë me tegela nate të kalbur m’i qep.
E madhja sëmundja ime – je ti o zog,
zog drite, me flatra të ikjes qiellit si qelq.

Nga libri “Fytyrë e panjohur”, 2005.

Please follow and like us: