Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA gjobit Youtube me 170 milionë dollarë

Gjiganti YouTube është gjobitur me 170 milionë dollarë për shkelje të ligjeve për privatësi të fëmijëve, ndërkaq Google, kompania që e ka në pronësi ka rënë dakord për të paguar gjobën, pas një marrëveshjeje me Komisionin Federal të Tregtisë të SHBA-së (FTC). YouTube është akuzuar për mbledhje të të dhënave të fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, pa marrë lejen e fëmijëve, prindërve apo kujdestarëve të tyre ligjor. Komisioni Federal Tregtar ka thënë se të dhënat janë shfrytëzuar për reklama të ndryshme, fakt ky që bie në kundërshtim me Aktin për Mbrojtje të Privatësisë së Fëmijëve. “Nuk ka asnjë arsyetim për shkeljet ligjore të kryera nga YouTube”, ka thënë drejtori i këtij Komisioni, Joe Simons. Kujtojmë se afro tre muaj më parë ligjvënësit amerikanë hapën hetime ndaj disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë. Ata premtuan se do të rishikojnë “nga fundi në krye fuqinë e tregut, që kontrollohet nga platformat gjigante të teknologjisë”. Edhe pse asnjë kompani nuk u përmend me emër, ekspertët e industrisë konstatuan se hetimet, kanë në shënjestër kompanitë: Facebook, Google, Amazon dhe Apple. Pas këtyre lajmeve, çmimet e aksioneve të katër kompanive ranë ndjeshëm, ndërkaq në Evropë, hetimet e ngjashme kanë rezultuar me miliarda dollarë gjoba për Google.

Please follow and like us: