Sipas DASH, Dragnea pagoi lobues në SHBA për të takuar Presidentin Trump, dhe avokatin e Trumpit për të mbështetur partinë e Dragneas për ndryshimet kushtetuese në Rumani. Për shkak të ndryshimeve ligjore propozuar nga partia e Dragneas që nxisnin dhe justifikonin korrupsionin e zyrtarëve të lartë, shkaktuar zemërim dhe protesta të shumta nga qytetarët rumunë.

Dragnea, kryetari i partisë në Pushtet dhe kryetari i Dhomës së Deputeteve në parlamentin rumun, u dënua në vitin 2018, 3 vite e gjysëm burg për korrupsion nga Gjykata e Lartë rumune.

Liviu Dragnea u shpall fajtor për punësimin në institucionet publike, në mënyrë fiktive, të dy anëtarëve të partisë së tij. Dy punonjësit punonin për partinë e Drageas, ndërkohë që paguheshin nga Agjencia shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve.