Albspirit

Media/News/Publishing

Konfederata e Sindikatave reagon për vdekjen e punëtorit

Image result for fiqiriu me kole nikollen

Pas vdekjes së një 66 vjeçari pak orë më parë në rrugën “5 Maj” në kryeqytet, ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, konfederata thotë se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Sindikata ngre akuzë ndaj personave përgjegjës se kanë tentuar të fshehin ngjarjen, ndaj kërkon arrestimin e menjëhershmë të pronarit të kantierit.

“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes. Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane. Konfederata e Sindikatave te Shqiperise i shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktaret duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati i Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin parandalues. Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi i punetoreve minon procesin integrues”, thohet në njoftimin e Konfederatës së Sindikatave.

Please follow and like us: