Albspirit

Media/News/Publishing

Për Autoritetin e Dosjeve që nuk informon mbi të fshehtat e Sigurimit të Shtetit

Image result for bedri blloshmi

Bedri Blloshmi

Kohë më parë kam shkruar për autoritetin e dosjeve, por po i rikthehem edhe një herë kësaj teme meqënëse asgjë nuk ka ndryshuar në këtë institucion të rëndësishëm, të ngritur nga maxhoranca socialiste me këmbënguljen e vazhdueshme të institucioneve ndërkombëtare dhe sidomos të Këshillit të Europës. (25 janar 2006/Asambleja Parlamentare e KE-se votoi Rezolutën nr. 1481 “Mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”).

Në kohën që b.p. Simon Mirakaj u caktua drejtor i Institutit të të Përndjekurve Politikë (IPP), me insistimin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, unë, si i përndjekur politik dhe vëllai i poetit martir, Nderi i Kombit, Vilson Blloshmi vajta dhe i kërkova mbështetje financiare për librin kushtuar poetëve të Librazhdit, të pushkatuar nga terroristët komunistë. Drejtori i IPP ma preu menjëherë: “Nuk kemi para dhe as mos shpreso”!

U largova tepër i shqetësuar, megjithatë i shkoja herë pas here dhe ai këmbëngulte që të mos shkoja më pasi nuk kishin buxhet financiar.

Mbas pak kohësh dikush nga IPP më thotë:

-Zoti Bedri, po të them diçka, por të lutem mos më nxirr mua se Simoni më heq nga puna.

-Po, – i them, – mos ki merak thuaj si është puna?

-Instituti ka mbështetur financiarisht botimin e një libri të bashkëpunëtorit të Sigurimit Koçi Petriti, një nga pjestarët në krimin kundër poetëve të Librazhdit.

-Koçi Petriti ka bërë aktekspertizën kundër vëllait tuaj Vilson Blloshmi, po unë do të të gjej librin që ka sponsorizuar IPP.

Mbasi e sigurova këtë paçavure të Koçiut, i mërzitur jashtë mase, shkoj e takoj Simonin e i them:

-Çfarë ke bërë për kërkesën time?

Ma ktheu menjëherë: – Qenke i çuditshëm, s’kemi para dhe s’kam kohë për të humbur me ty.

Në çast e mbërtheva për gryke dhe i them:

-Ore, spiun i ndyrë, shikoje këtë libër, a e ke sponsorizuar ty?

Ai mbtei në vend dhe nuk e donte veten. Ballafaqimi i tremb shumë njerëz, njëlloj si Simoni.

Pa e zgjatur më thotë: “Sille librin e të kërkoj falje”.

Ika, mora materialet dhe ia jap në dorë drejtorit të IPP. Simoni më prezantoi me një spiun tjetër Seit Prishtën, që e mbante pas bythës. Këto materiale i dërgojnë te Botimet Barleti, që drejtohej nga Mimoza Ahmeti dhe Enon Myftiu. (Shumë libra të tjerë që financoheshin nga IPP shtypeshin te kjo shtëpi botuese që kishte edhe shtypshkronjën e vet).

Bashkë me profesor Sadik Bejkon shkonim shpesh herë për t’u informuar mbi ecurinë e librit. Materiali ishte faqosur dhe bërë gati nga burri i Mimozës. Një herë i them:

– A mund ta shohim se çfarë ke bërë gati?

– Po, -më thotë dhe më tregoi librin.

U tmerrova nga ato që pashë. Në libër mungonin materialet kryesore dhe konkretisht:

  • Mungonte parathënia e Ismail Kadaresë,
  • Mungonte protokolli i mbledhjes së Sekretarit të Parë, muratorit të kategorisë së tretë, Sotir Koçollari,
  • Mungonte aktekspertiza e Diana Çulit,
  • Mungonte aktekspertiza e Koçi Petritit,
  • Mungonte aktekspertiza e Myzafer Xhaxhiut,
  • Mungonin disa porosi të Hysni Kapos, drejtuar disa plehrave të KQ të PPSH për grupin e Librazhdit dhe shumë materiale të tjera të siguruara prej meje në arkivin e ish Sigurimit të Shtetit. Pra një libër tërësisht i censuruar, i ishte hequr thelbi i tij dhe botimi dukej i pakuptimtë.

Mbasi bëmë një sher të madh e detyrova botuesin që të më tregonte se përse kishte ndodhur kjo gjë dhe ku janë materialet që janë hequr.

Enoni më thotë: “Ç’ke me mua, unë marr porositë nga ai që më financon, pra nga Simoni”.

E mora librin dhe ika duke i thënë: – Fshiji materialet e librit dhe mos u merr më me këtë punë!

Simoni e merr vesh grindjen tonë me botuesin, po sërish e mbajti premtimin e sigurimsave dhe ekspertëve dhe e boton librin pa emrin e autorit dhe pa materialet e mësipërme. Në këtë zallamahi dhe botimin e librit pirat i vjen në ndihmë dhe kunati i Genc Lekës, duke bërë një deklaratë false sikur ishte autorizuar nga ne për botimin e tij. (Deklaratën false të Bilbil Camit dhe kartelën e Simon Mirakës po e publikoj më poshtë. Simoni është kategorizuar në 2.b. Kur b.p. pranonte bashkëpunimin me operativin e Sigurimit të Shtetit, atëhere ndërpritej ndjekja ndaj tij, arrestimi dhe më pas dënimi).

Çështjen e këtij libri unë e ndoqa edhe ligjërisht. Zyra për të Drejtën e Autorit më dha të drejtë mua, ndërsa gjyqi i formës së prerë ndëshkoi botimet Barleti.

Tashmë ky Simon Mirakaj votohet sërish nga grupi parlamentar i PD si anëtar bordi në Autoritetin e Dosjeve dhe atashohet pranë Genta Sulës. Përveç Simonit në këtë institucion punon edhe djali i tij si dhe familjarë të oficerëve të ish Sigurimit të Shtetit

Kohë më parë, me firmën e Autoritetit të Dosjeve, djali i Genc Lekës dhe vajza e Vilson Blloshmit ka marrë dosjen për dy poetët martirë, por në atë dosje mungojnë fashikujt e dosjes operative. Pikërisht këtë dosje unë e kam siguruar me përpjekjet e mia dhe e kam publikuar në një libër më vete, çka vë në pozitë të vështirë këtë institucion që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të publikuar dosjet sekrete të Sigurimit të Shtetit. Personalisht jam kundër çdo shpifje që bëhet majtas e djathtas, por nuk mund të rri pa publikuar dokumentet origjinale që ende fshihen në zyrat shtetërore.

Bordi i Autoritetit të Dosjeve

  1. Simon Mirakaj është i lindur më 1 Qershor të vitit 1944 në Shkodër. Familja e tij ka qenë e internuar prej vitit 1945 deri me afrimin e rënies së regjimit.
  2. Altin Hoxha është lindur më 19 shkurt të vitit 1973. Ai vjen me një përvojë shumë të pasur në fushën e shërbimeve inteligjente. Ai ka qenë inspektor në aparatin qendror.
  3. Marenglen Kasmi. Ka lindur në Gramsh më 20 qershor 1977. Në vitet 1991-1995 ka kryer shkollën e mesme.
  4. Daut Gumeni, ka dhënë dorëheqjen.

 

Libri pirat i botimeve Barleti, financuar nga IPP.

Falsifikimi i firmes sime.

Koci Petriti (i pari majtas) qe ka bere aktekspertizen per poezine e Vilson Blloshmit.

Instituti i te Perndjekurve Politike financon librin e Koci Petritit.

 

Kartela origjinale e Simon Mirakaj (1)

Kartela origjinale e Simon Mirakaj (2)

Please follow and like us: