Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Ruka: Iku dhe një mik tjetër i dashur!

Fotografia e Petrit Ruka

Iku dhe një mik tjetër i dashur, një shpirt i butë që jepte veç dashuri e mirësi.
Të kam dashur Maku Pone!
Se harroj dot kurrë që më erdhe një nate në shtëpinë time në Tepelenë (kur unë isha ende një mesues i panjohur fshatrave dhe kisha botuar vec ca vjersha gazetave) nëpër një shi që nuk ish parë kurrë asaj ane, sepse kishe dëgjuar që isha i sëmurë. Në këmbë, nëpër xhadenë dimërore plot baltra e pellgje. I lagur deri në palcë, po me një dashuri prej vëllai të madh që tani gjendet veç nëpër libra artistikë. Mezi gjetëm ca rroba të thata të babait dhe e gdhimë pranë zjarrit duke pirë raki e duke fol për poezinë…
Do ta ruaj atë film dashurie gjithë jetën pas syve… plot mirënjohje dhe mallëngjim!
Qofsh në dritën tënde!
Të kam dashur e të dua Maku Pone!

Please follow and like us: