Vret gruan dhe më pas hidhet nga kati i katërt, asnjë reagim nga shoqatat që rruajnë fondet për femrat
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhdit. Një 53- vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 49-vjeçare duke më pas është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tyre dhe ka ndërruar jetë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkumbin” të Librazhdit, ku 53-vjeçari Daut Gjokola është konfliktuar për motive të dobëta me bashkëshorten e tij Lule Gjokola dhe përmes një mjeti prerës (thikë) e ka goditur atë.
Pasi këtij momenti, Gjokola është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tyre duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndonëse bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Bëhet e ditur se ata ishin prindër të dy fëmijëve. Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje