Arben Kashahu zëvendëson Gert Bogdanin si Sekretari i Marrëdhënive me Jashtë në PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Basha ka theksuar se kontributi i Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.
Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Basha ka emëruar Arben Kashahun. Kashahu është 42 vjeç dhe me profesion jurist. Pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.
Disa nga pozicionet që ai ka mbajtur janë: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian (2005 – 2010), Partner menaxhues i firmës ligjore Prizm (2010 – 2017, 2018 – aktualisht), Drejtor i Departamentit ligjor pranë PëC në Shqipëri dhe Kosovë (2017 – 2018), Këshilltar ligjor e strategjik i shumë organizateve dhe shoqërive ndërkombëtare (2010 – aktualisht).
Kashahu ka drejtuar gjithashtu ekipin negociues të qeverisë Shqiptare të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.